English

Westerwelle viziton Jarinjen

Jarinje, 12 gusht 2011, NOA – Pas takimeve me autoritetet e larta të Kosovës ku deklaroi prerë se për Berlinin Kosova është punë e kryer dhe ndarja e territoreve të saj është një fakt i padiskutueshëm, shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle vizitoi edhe vendkalimin kufitar të Jarinjes, që mëse dy javë më parë u bë zona tensionit në veri të Kosovës.

I shoqëruar nga komandanti i forcave të KFOR-it që kontrollojnë veriun e Kosovës, gjermani Erhard Buhler, ministri i Jashtëm gjerman pa nga afër shkatërrimet në këtë pikë të kryera nga ekstremistët serbë.

Kryediplomati Westerwelle i kërkoi gjeneralit Buhler që forcat e KFOR-it ta kontrollojnë me rreptësi situatën, duke i kujtuar se tensioni në veri të Kosovës është potencial dhe mund të gjenerojë rishtas dhunë, bëjnë me dije mediat kosovare.

Dje kryediplomati gjerman në përfundim të turit ballkanik u takua në Prishtinë me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, të cilëve u dha mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë drejt integrimit në BE, duke deklaruar se harta e ballkanit është tërësisht e përfunduar.

KD/mit/NOA

KOMENTE