English

Zjarr te një pikë servisi makinash tek autostrada Tiranë-Durrës

Tiranë, 12 Gusht 2011 NOA – Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një objekt shërbimesh përgjatë autostradës që lidh Tiranën me Durrësin.

Në këto momente në vendngjarje kanë mbërritur disa makina zjarrfikëse si dhe forca policore dhe nga ekipet zjarrfikëse.

Të dhënat e para flasin për shpërthim flakësh në rrethana ende të paqarta në një servis automjetesh që ndodhet në autostradë.

Momentalisht ka vështirësi të qarkullimit të makinave nga prania e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre policore që po përpiqen të neutralizojnë problemet nga zjarri dhe lokalizimin e flakëve.

r.b/NOA

KOMENTE