Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frehner, Bushatit: Bashkëpunim me “Konrad Adenauer”
English

Frehner, Bushatit: Bashkëpunim me “Konrad Adenauer”

Kryetari i ADK, Zef Bushati, takon dr. Willibold Frehner përfaqësues për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer

Tiranë, 13 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku - Përfaqësuesi për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer, Dr. Willibold Frehner, ka pritur në një takim të veçantë kryetarin e Partisë Aleanca Demokristiane z. Zef Bushati.

Dr. Frehner e njohu z. Bushati me aktivitetin që bën Fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri, seminaret që ky Fondacion ka organizuar në ndihmë të plotësimit dhe të formimit të shoqërisë shqiptare për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij z. Bushati e njohu përfaqësuesin për Shqipërinë të Fondacionit me aktivitetin politik të Partisë Aleanca Demokristiane, rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit lokale si dhe përgatitjet që po bën kjo forcë politike për zgjedhjet parlamentare të 2013-s.

Bushati i tregoi se si prioritete të afërta në politikën e ADK-së janë: lufta kundër korrupsionit, ligji i lustracionit, konsolidimi i pushtetit gjyqësor dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës.

Për çështjen e fundit z. Bushati e informoi Dr. Adenauer se ADK-ja ka propozuar kandidaturën e Kryetares së Parlamentit znj. Topalli për Presidente të Republikës.

Në përfundim të takimit i cili u zhvillua në frymë miqësore, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që në të ardhmen të forcojnë frymën e bashkëpunimit midis ADK-së dhe Fondacionit Konrad Adenauer.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE