Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruaja e masakruar është Liliana Arapi, vrasësi, 84-vjeçari Gaqo Dumka
English

Gruaja e masakruar është Liliana Arapi, vrasësi, 84-vjeçari Gaqo Dumka

Korçë, 12 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Liliana Arapi quhet gruaja 35 vjeçare e cila u gjet mbrëmjen e së enjtes e masakruar, kurse autor i dyshuar i vrasjes është Gaqo Dumka nga Korça, 84 vjeç.

Policia e Korçës para pak çastesh publikoi zyrtarisht identitetin e viktimës dhe të dyshuarit të krimit.

Ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse është gjetur koka e të ndjerës.

Nga hetimi rezultoi se plaku bashkëjetonte me gruan që vrau dhe copëtoi, ndoshta për shkaqe xhelozie.

Prej disa kohësh ata jetonin së bashku tek një banesë me qera në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës.

Siç shihni dhe në fotot që publikoi sot agjencia NOA, viktima kishte të veshura një pale tuta sportive material sintetik me ngjyre blu dhe me shiritat anash roze dhe jeshile, si dhe një kanotiere bojëqielli me mbishkrimin AC Original.

Në përpjekje për të gjetur identitetin e të ndjerës, policia vuri në dispozicion numrin e telefonit nr 129 që thirret pa pagesë nga çdo telefon fiks dhe një tjetër, celular duke shpallur një shpërblim në masën dhjetë mijë euro për ata persona të cilët duke iu ruajtur anonimati, jepnin informacione që çonin në identifikimin e femrës së Masakruar dhe rrethanave të ngjarjes që çoi në vdekjen e saj.

Duket se këto masa të policisë dhanë efektin sepse sonte u arrit të zbardhet një pjesë e rëndësishme e ngjarjes.

Vështirësitë në identifikimin e femrës së masakruar ishin të mëdha për faktin se ende nuk ishte gjetur koka e saj.

a.f/e.t/NOA

KOMENTE
  • Interisti21:32 - 13 Gusht 2011
    Keqardhje per te ndjeren, po ju qenkeni qorra... Kanotjerja lexon AS original, jo AC, shkronjat e medha sa koka juaj jane e sdini te lexoni, leqe cdo artikull me copy-paste e postoni, se te gjitha portalet e kane AC, prap gabim. Dhe te gjitha i kopjoni nga top chenell, e fitoni klikime e vizitore qyl ne kete faqe, pffffff- (fshijeni komentin tani, se e keni zakon ju, spranoni vrejtje as keshilla...)