Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohet femra e masakruar, policia rrethon një banesë në Korçë
English

Identifikohet femra e masakruar, policia rrethon një banesë në Korçë

Korçë, 13 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj – Identifikohet gruaja e masakruar e gjetur në vendin e grumbullimit të mbeturinave në fshatin Ravonik në Korçë.

Burime zyrtare nga komisariati i këtij qyteti, bënë të ditur së bëhet fjalë për një femër me origjinë nga qyteti i Devollit, e cila bashkëjetonte prej 5 vitesh me një person në Korçë.

Policia nuk ka publikuar emrin e saj, ndërsa lidhur me këtë ngjarje ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe një i moshuar.

Konfirmohet se para pak minutash policia ka rrethuar një banesë në lagjen numër 4, në kaznët e plehrave të së cilës ishte hedhur edhe viktima e gjymtuar. Koka e saj nuk është gjetur ende.

Zbulimi tronditës u bë mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:00 nga punonjësit e sistemimit te mbeturinave te qytetit ne afërsi te fshatit Ravonik. Duke njoftuar policinë, punëtorët e plehrave folën për pjese trupi të shkëputura, e konkretisht gjymtyrë të futura në dy thasë plastikë. Pasi është kryer ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se kufoma e seksit femër, ka një gjatësi prej 160-162 cm, me trup të rregullt, racë e bardhë, me moshe 30-35 vjeç, pa shenja te veçanta identifikimi përveçse një dëmtimi te vjetër me përmasa te vogla ne kërcirin e këmbës se djathte. Gjithashtu është e mundshme sipas eksperteve, që kjo shtetase mos ketë kryer asnjë lindje fëmije.

a.q/NOA

KOMENTE