Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ja 12 mënyra për të marrë çdo ditë vitaminën D
English

Ja 12 mënyra për të marrë çdo ditë vitaminën D

Tiranë, 13 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Vitamina D është esenciale për shëndetin e kockave. Kërkimet e fundit tregojnë që ajo ka përfitime të tjera gjithashtu si mbrojtja nga të ftohurit dhe luftimi kundër depresionit.

Lajmi i mirë është që shumica e njerëzve e marrin vitaminën D, referuar nga Instituti i Mjekësisë.

Gjithsesi, nëse ju nuk harxhoni kohe mjaftueshëm ne diell, ose nëse trupi juaj ka probleme ne marrjen e kësaj vitamine (nuk mund ta merrni mjaftueshëm) këtu janë 12 mënyra për të siguruar marrjen e vitaminës D:

1.Drita e diellit

Drita e diellit aktivizon prodhimin e vitaminës D. Por, për arsye të kancerit të lëkurës nuk ekziston një rekomandim formal për marrjen e kësaj vitamine. Por një ekspozim i shkurtër ne diell pa krem mbrojtës mund ta bëjë efektin e duhur.

2.Fileto peshku

Fileto e peshkut mund të jetë një mënyrë e mirë për ta marrë vitaminën D. Opsione të ngjashme me të përfshijnë peshkun salmon, toni, etj.

3.Peshku Ton

Peshqit e freskët nuk janë e vetmja mënyrë për të marrë vitaminën D, por edhe peshku Ton e përmban vitaminën dhe është më pak i shtrenjtë se peshqit e tjerë ne përgjithësi.

4.Kërpudhat

Ato kane kapacitet ta prodhojnë vitaminën D kur ekspozohen ne rrezet ultravioletë.

Në përgjithësi kërpudhat rriten në vende me errësire dhe nuk e përmbajnë vitaminën D, por ekzistojnë kërpudha specifike që rriten në rrezet ultravioletë, dhe në këtë mënyrë shpërndajnë vitaminën D.

5.Qumështi

Pothuajse të gjitha tipet e qumështit te lopës në U.S.A, janë të pajisura me vitaminë D, përjashtuar këtu akulloren dhe djathin.

6.Lëngu i portokallit

Ju mund ta merrni vitaminën D nga lëngu i portokallit, jo te gjithë lëngjet e disponojnë atë, kështu që kontrolloni të dhënat përpara përdorimit.

7. Suplementet

Suplementet e vitaminës D mund t ju ndihmojnë juve të kuptoni sasinë e dozës së duhur ditore. Flisni me një doktor përpara se të zgjidhni sasinë e dozës.

8.Vezët

Përdorimi i vezëve është një mënyrë e mirë e marrjes se vitaminës D. Ato janë shumë të përdorshme në vaktet e mëngjesit, drekës, darkës dhe në recetat e ëmbëlsirave.

Një vezë përmban 200 miligram kolesterol.

Instituti Amerikan i Zemrës rekomandon përdorimin e jo më shumë se 300 miligramë në ditë për shëndetin e mirë të zemrës.

9. Drithërat e fortifikuara

Nëse po kërkoni më shumë vitaminë D, mos kërkoni përmes drithërave të fortifikuara. Ju mund ta zëvendësoni atë me një gotë qumësht të fortifikuar.

10. Mëlçia e viçit

Në përdorimin e mëlçisë së viçit ju do të merrni gjithashtu vitaminë A, hekur, dhe proteina. Ajo ka gjithashtu përqindje të lartë kolisteroli, kështu që ju mund të dëshironi të zgjidhni një vaj peshku.

11. Llambat ultravioletë

Kjo llambë u vjen në ndihmë personave që nuk mund të marrin mjaftueshëm vitaminë C në stinën e dimrit. Ato janë më të mirat për to, por me rekomandimin e mjekut më parë.

12. Mëlçia në formë vaji

Ajo mund të gjendet ne formën e një salce ose të një kapsule.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE