Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja e Ohrit, PDIU: Nuk është zbatuar plotësisht
English

Marrëveshja e Ohrit, PDIU: Nuk është zbatuar plotësisht

Tiranë, 13 gusht 2011, NOA - Në dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet këtë akt, si modeli në të cilin duhet të bazohet struktura e shtetit maqedonas, për të siguruar të drejtat minimale të shqiptarëve. Në deklaratën zyrtare theksohet se, edhe 10 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, ajo nuk është zbatuar tërësisht.

“Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, përdorimi i flamurit kombëtar, statusi i veteranëve të luftës dhe çështje të tjera të detajuara në marrëveshje, ende nuk kanë gjetur rrugën e zgjidhjes, siç dëshiron kombi shqiptar. Zbatimi tërësor i Marrëveshjes së Ohrit përbën vetëm hapin e parë në të vetmin shteg për konsolidimin e shtetit multietnik të Maqedonisë. Realizimi i tij tashmë duhet të ishte një fakt i kryer, për të arritur në hapat e mëtejshme të konsolidimit të shqiptarëve në këtë shtet e më gjerë në rajon”, theksohet në qëndrimin zyrtar të PDIU-së. Në këtë 10-vjetor, PDIU i bën thirrje të gjithë klasës politike shqiptareMaqedoni, që të kenë një qëndrim të palëkundur e të përbashkët kur vjen fjala te çështja kombëtare deri në realizimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet, si një parakusht i domosdoshëm për integrimin e Maqedonisë në BE.

a.q/NOA

KOMENTE