Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia rrugore shuan një familje në Fier
English

Tragjedia rrugore shuan një familje në Fier

Fier, 13 Gusht 2011 NOA Update/ Rid Bulku – Aksidenti rrugor që ndodhi pak para mesnatës së të Shtunës në Fier, i mori jetën katër personave dhe ka lënë të plagosur një tjetër, që të pestë anëtarë të një familjeje.

Tragjedia rrugore ka ndodhur në fshatin Mollas të rrethit Fier kur një makinë ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnatës së të Shtunës kur Pëllumb Ismaili, rreth 55 vjeç, i cili drejtonte makinën me targa italiane, po i drejtohej Fierit, së bashku me familjen e tij.

një moment ende të paqartë, Ismaili ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ai ka mbetur i vdekur në vend dhe bashkë me të kanë humbur jetën e shoqja e tij Anife Ismaili rreth 50 vjeçe, si dhe du djemtë e tyre, Ismail dhe Ajet Ismaili.

Kurse në gjendje të rëndë për jetën u dërgua në spitalin e Fierit, Suela Ismaili, bashkëshortja e njërit prej dy djemve të familjes Ismaili.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Por prania e tyre është e vlefshme vetëm për të zbardhur sa të mundin rrethanat e shkaqet e tragjeidsë rrugore, sepse jeta e katër pasagjerëve u shua.

e.t/NOA

KOMENTE