Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Varrimet për së gjalli në Hungari, dyshime se autori është maqedonas
English

Varrimet për së gjalli në Hungari, dyshime se autori është maqedonas

Budapest, 14 gusht 2011, NOA - I dyshuari kryesor për krimet monstruoze në Hungari për varrimin për së gjalli deri tani të gjashtë personave është deklaruar vetë se është maqedonas.

Drejtori i zyrës kombëtare për hetime, Zoltan Çizner deklaroi se personi i cili dyshohet se është udhëheqës i grupit prej 6 personave të cilët kanë kryer krimet në rrethinën e Budapestit në afërsi të lumit Çepel ka deklaruar se është maqedonas.

Mirëpo kjo ende nuk është vërtetuar nga policia për faktin se i dyshuari nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi.

Zbulimi i këtij grupi, i cili ka bërë krimet monstruoze është bërë nga një i ri me origjinë rumune, i cili ishte një nga viktimat, por që ka arritur që të dalë nga gropa ku ishte varrosur dhe të informojë organet e rendit.

Sipas fjalëve të tij, autori i krimeve monstruoze kishte qenë i njohur me familjen e të riut rumun dhe se ai disa herë ishte shoqëruar me ta, kishte kërkuar para borxh dhe se rregullisht i kishte kthyer ato, duke arritur besimin tek familja.

Mediat duke u thirrur në dëshminë e të riut kanë raportuar se monstra një ditë kishte ftuar të riun për një birrë dhe shoqërim tek një çift në thellësi të malit në periferi të Budapestit dhe se më pas, rumuni është sulmuar, i janë lidhur duart dhe se është hedhur në gropën e thellë. Sulmuesit i kanë marrë kartën bankare dhe kanë detyruar ate që ti jap kodin e saj. Por, pasi që është hedhur dhe mbuluar, i riu ka arritur që të dal nga humnera, ku më pas është përleshur me qenin roje të vrasësve mizor dhe ka arritur që të shkojë në shtëpi.

a.q/NOA/INA

KOMENTE