Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati: Të mblidhet tryeza e partive të vogla për reformën zgjedhore
English

Bushati: Të mblidhet tryeza e partive të vogla për reformën zgjedhore

Tiranë, 15 gusht 2011, NOA – Tri javë para nisjes së sesionit të ri parlamentar në vjeshtë, Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati thekson domosdoshmërinë e kryerjes së reformës zgjedhore dhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor aktual, duke propozuar thirrjen e tryezës së partive të vogla.

Partia Aleanca Demokristiane e gjykon të domosdoshme rishikimin e rekomandimeve te OSBE/ODHIR-it, në mënyrë që Kodi Zgjedhor të jetë i aplikueshëm për një të ardhme demokratike të vendit.

“Kodi Zgjedhor duhet të jetë pjesë e një reforme të gjerë, e cila duhet të nisë me një diskutim ku të përfshihen të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e fundit për Pushtetin Lokal e më tej propozimet e tryezës së partive të vogla t’i dërgohen parlamentit për një diskutim dhe miratim institucional sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi kreu i ADK-së, Zef Bushati.

Në deklaratën e tij, zoti Bushati shpreh bindjen se edhe zgjedhjet administrative të 8 majit, veçanërisht në Tiranë, treguan se kuadri zgjedhor duhet të reformohet.

Bushati nënvizon se të gjitha mangësitë në kuadrin ligjor aktual dhe në procesin zgjedhor duhet të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale nëpërmjet një reforme të plotë zgjedhore, që sipas tij duhet të përputhet me të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

ADK-ja është në pritje të vlerësimit përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 8 Majit 2011, me qëllim që rekomandimet e radhës të përfshihen në reformën zgjedhore.

Aleanca Demokristiane pret që nisma për thirrjen e tryezës së partive të vogla të mirëpritet dhe gjithashtu edhe bashkëpunimi i tyre me dy partitë e mëdha PD e PS.

Aleanca Demokristiane i bën thirrje forcave politike të kapërcejnë ngërçin politik dhe të rikthejnë mes tyre dialogun institucional, i domosdoshëm për funksionimin e parlamentit.

Kjo aleancë i vlerëson pozitivisht rekomandimet e formuluara nga OSBE/ODHIR sa i përket procesit të reformimit të Kodit Zgjedhor, rekomandime që sipas saj janë fillimi i bashkëpunimit për kryerjen e një sërë reformash të tjera kryesore, që i shërbejnë përshpejtimit të integrimit të vendit në BE.

mit/NOA

KOMENTE