English

Disa këshilla për një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese

Tiranë, 15 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Një lëkurë e shëndetshme dhe rrezatuese është vetëm pak hapa larg jush. Ekspertët ju tregojnë se si mund të arrihet kjo...

Mund të shikoheni në pasqyrë dhe sinqerisht të deklaroni:

"Unë kanë lëkurë të përsosur”. Nëse keni mundësi, atëherë ju me siguri jeni nga ata pak persona me fat në botë. Shumica prej nesh ankohet për rrathët e zi poshtë syve, për pigmentin e lëkurës, për rrudhat, dhe më shumë ... Uh! A nuk është lista pothuajse e pafund? Atëherë mendon se të kesh një lëkurë të mirë e të shëndetshme është vërtetë një ëndërr e paarritshme?

Ekspertë të lëkurës dhe të imazhit ndoshta do të pajtohen duke deklaruar se kujdesi i rregullt dhe në kohë mund të ju ndihmojë të arritur atë.

Ndiqni këto këshilla dhe për të marrë kënaqësinë e të pasurit një fytyrë të shndritshme:

1. Ushqimi

Çfarë ju hani vendos se si ju dukeni.

Kjo deklaratë tregon rëndësinë e ushqimit të mirë dhe të shëndetshëm në dietën tonë. Deepshikha Agarëal, dietologe thotë:

"Antioksidantët janë të pranishme në manaferra, boronica,në aloe vera që mund të ndihmojnë duke luftuar bakteret dhe për të mbajtur lëkurën tuaj të gjallë.

Vitamina E është një tjetër lëndë ushqyese e rëndësishme që ndihmon për të mbajtur të zhdërvjellët lëkurën tuaj.

Shmangia e kafeinës është një ide e mirë, sepse ajo errëson dhe plak lëkurën tuaj.

2. Përdorni kremin kundër diellit

Kjo është një domosdoshmëri për të gjitha llojet e lëkurës- këshillojnë specialistët e lëkurës.

Dr Apratim Goel, dermatolog thotë: "Duke përdorur një krem kundra diellit me faktor mbrojtës dielli minimal 25, duhet të zbatohen të paktën njëzet minuta para se të ekspozohen jashtë.

Kjo është një domosdoshmëri edhe kur ju jeni brenda në shtëpi gjatë gjithë ditës, sepse ekrani i kompjuteri tuaj dhe flakët e gatimit lëshojnë rrezet UV që dëmtojnë lëkurën tuaj. Një krem i mirë mund ta parandalojë këtë efekt.

3. Mirëkujdesi ndaj lëkurës tuaj

Soma Sarkar Mukherjee, dermatologe thotë: Një përkujdesje e mirë dhe e rregullt e lëkurës tuaj është thelbësore dhe bazë kur ju jeni duke synuar për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe ndriçuese.

Dr Goel shton: "Heqja e make-upit është e rëndësishme, kurrë mos harroni një pastrues për make upin. Ju duhet të filloni nga pastrimi i syve, pastaj të vazhdoni me fytyrën dhe buzët. Gjithashtu edhe hidratimi është tepër i rëndësishëm- shprehet Soma.

4. Detoksifikimi

Kjo largon toksinat dhe mbeturinat e tjetra që e bëjnë lëkurën të duket e dobët dhe e pashëndetshme. Deepshikha thotë: "Pirja e të paktën 2,5 litra ujë ndihmon në largimin e toksinës.

5. Parandaloni nxirjen e tepërt

Dielli jo vetëm nxin pigmentin e lëkurë tuaj, por ai shkakton plakjen e parakohshme dhe rrudhje të lëkurës. Trajtimi i lëkurës mund ta ndihmojë lëkurën të duket e shëndetshme.

6. Kujdesi i lëkurës tek meshkujt

Kujdesi ndaj lëkurës nuk është i rëndësishëm vetëm tek femrat por edhe tek meshkujt gjithashtu. Përdorni një xhel ose një locion hidratues për zbutjen e lëkurës tuaj, sidomos pas ndonjë skuqje të lëkurës pas rroje.

7. Kujdesi për duart dhe këmbët

Duart dhe këmbët janë të parat që tregojnë shenja të lënies pas dore, Ritu Aesthetician Tanëar thotë: "Filloni nga një scrab i thjeshtë ne duart dhe këmbët tuaja, më pas aplikoni kremin zbutës në to.”

Një manikyr dhe pedikyr i mirë çdo të paktën çdo muaj është thelbësore.

8. Flokët dhe kujdesi i thonjve

Kujdesi për flokët dhe thonjtë është tepër i rëndësishëm. Flokët e thatë dhe thonjtë e sëmurë janë shenja të kequshqyerit.

Konsultohuni me mjekun për të gjetur një dietë të përshtatshme dhe të shëndetshme.

9. Konsultohuni me ekspertë

Nëse asnjë nga këto këshilla nuk ju funksionoi, atëherë drejtohuni drejt ekspertëve.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE