Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jo tallje me konceptin e lirisë*
English

Jo tallje me konceptin e lirisë*

Nga Servet Pëllumbi

Në fillimet e muajit gusht, që njihet si muaji i pushimeve për politikanët, më tërhoqën vëmendjen dy ngjarje, që në të vërtetë janë larg njëra-tjetrës edhe për nga hapësira, edhe për nga natyra e tyre, por që kanë diçka të përbashkët që i lidh dhe i bën objekt reflektimi. E kam fjalën, së pari, për trazirat e 6 gushtit në Londër që u përhapën edhe në Mançester, Birmingem dhe në disa qytete të tjera të Anglisë. Goditje befasuese që nisën në formën e një proteste të familjes për vrasjen nga policia të një emigranti me ngjyrë, baba i katër fëmijëve, në lagjen e varfër Totenhem të Londrës, që më pas mori përmasa të pakontrollueshme nga policia. Londra u zhyt në kaos, trazirat brenda natës u shndërruan në valë shkatërrimesh dhe vjedhje keqbërësish… Miliona stërlina dëme, pa llogaritur goditjet që mori imazhi i Britanisë, vendi ku u formua filozofia politike e liberalizmit dhe ku lindi demokracia, që sipas “The Economist”, “u nxi në mbarë botën”. Kryeministri Kamerun reagoi në kohë, ndërpreu menjëherë pushimet, kërkoi mbledhjen urgjente të Parlamentit ku raportoi për gjendjen dhe dha garanci se situata do të vihet shumë shpejt nën kontroll, kurse të dëmtuarit do të shpërblehen. Veçse, protestuesit i identifikoi pa dallim si “banda” kriminelësh e keqbërësish, duke përfshirë këtu edhe një shtresë jo të vogël njerëzish, kryesisht të rinj, që e shohin se nuk kanë ndonjë ndikim në shoqërinë e sotme britanike dhe as në të ardhmen e saj. Realisht, në radhët e të arrestuarve kishte edhe keqbërës, por shumica ishin studentë, mësues, e madje ndonjë bijë milioneri! Thënë ndryshe, kryeministri doli në rolin e “zjarrfikësit”, i gatshëm për të hedhur në veprim edhe ushtrinë për të shtypur trazirat dhe protestat, sipas logjikës: “po hodhe gurë, do të hash plumba”. Veçse, ky nuk është as thelbi i asaj që po ndodh në shoqërinë e sotme, dhe as rruga më e mirë për zgjidhjen e krizave që krijohen nga e drejta e njerëzve të pakënaqur për të protestuar. Nisur nga një kënd i tillë vështrimi, shtrohet pyetja: A është e mjaftueshme t’i quash protesta të tilla si ato të Londrës “ngjarje të turpshme” e të kërkosh thjesht shtypjen e tyre me çdo mjet, kur shumica që i bindet ligjit sheh që një grup “bashkëkombësish ndihen të lumtur me djegien e makinave dhe ndërtesave, me vjedhje të dyqaneve dhe sulme ndaj zjarrfikësve”? Nëse këto do të përligjeshin si hap i parë, a duhet shkuar më tej për të parë pse ndodhin trazira e protesta të tilla në një sistem që mbahet për kampion të lirisë dhe demokracisë? Këtu lind nevoja për të kujtuar edhe historinë më të afërt, trazirat po në Britani në vitet ’80, në Los Anxhelos në vitin 1992, në Francë në vitin 2005, në Greqi e gjetkë në Europë vitet e fundit. Befasia është një tipar i tyre, veçse ato mund të përsëriten në çdo kohë e kjo sjell pasiguri në rritje deri dhe vënie në pikëpyetje të vetë sistemit, prandaj dhe kërkojnë trajtim të kujdesshëm. Pra, bëhet fjalë për një dukuri jo krejt spontane e befasuese për shoqërinë e sotme të epokës së globalizimit, që meriton vëmendjen, jo vetëm të strukturave shtetërore e policore, por dhe të teorisë, të filozofëve, sociologëve, psikologëve etj. Kjo anë e problemit në fjalë, apo “shpirti i revoltës” si komponent thelbësor i konceptit të lirisë, ka kohë që në mënyrë të dukshme është lënë pas dore, sidomos pas përmbysjes së komunizmit. Mendohet rëndom: mjafton që pushteti të sofistikohet dhe të tregojë forcën, që sistemi të përsoset dhe të jetë i sigurt. Së dyti, afërsisht në të njëjtën kohë, por pa ndonjë lidhje me njëra- tjetrën, në Shqipëri, në minierën e kromit në Bulqizë, koncesion i një kompanie austriake, vend me demokraci të zhvilluar dhe anëtar i BE-së, punëtorët u ngritën në grevë, shoqëruar me kërkesat për rritje page, që aktualisht është nga më të ulëtat, për përmirësimin e kushteve të punës dhe uljen e moshës së pensionit. Është fakt që paga në këtë minierë, me përjashtime të pagës së disa specialistëve, është nën minimumin jetik. E megjithatë, greva u shpall e paligjshme. Askush nuk i dëgjoi kërkesat e tyre, prandaj një grup minatorësh e përshkallëzoi protestën, duke hyrë në grevë urie në thellësinë e galerive prej 1400 metrash. Kanë kaluar tri javë, disa prej tyre janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, të tjerët, të trembëdhjetët, janë shprehur të vendosur se nuk dalin pa u plotësuar kërkesat e tyre të drejta. Ditët e fundit, në solidaritet me ta, familjarë të grevistëve dhe banorë të Bulqizës bllokuan për disa orë rrugën nacionale. Bisedimet me përfaqësuesit e kompanisë nuk kanë dhënë rezultat. Priten përshkallëzime të protestave. Ndërkohë, Kryeministri shqiptar, Berisha, ndryshe nga Kamerun, as që bëhet fjalë që të ndërpriste pushimet e tij në Dhërmi. Mendova se mblodhi qeverinë para tri ditëve për të diskutuar situatën e krijuar nga greva e minatorëve të Bulqizës dhe për t’u prerë rrugën përshkallëzimeve të protestave në vend, por jo, as nuk e përmendi fare, sepse preokupim kryesor kishte diçka krejt tjetër; të bënte të njohur për ministrat-admirues dhe për mediat, “thyerjen e rekordit në not të Sali Berishës së 2010-s nga Sali Berisha i 2011-s”!!! Vetë vendos rekordet, vetë mban kronometrin dhe vetë shpall rezultatin, njëlloj siç vepron për zgjedhjet e për çdo gjë tjetër në këtë vend. Edhe për këtë rast shtrohet afërsisht e njëjta pyetje si në rastin e Anglisë, që ka lidhje me shkaqet, me sistemin, veçse në rastin tonë bëhet fjalë për një sistem të pakryer ende, për mungesa të theksuara në funksionimin e demokracisë, të institucioneve dhe të solidaritetit qytetar. Askush, as djathtas as majtas, as pushtetarë as opozitarë, madje as shoqëria civile, lloj-lloj forumesh e shoqatash të të drejtave të njeriut, nuk alarmohen për të drejtat dhe jetët e minatorëve të ngujuar në skarfellat e minierës, të cilët kanë deklaruar se do ta hedhin në erë edhe krejt minierën, që është pasuri publike! Njerëzit, që deri tani janë në pritje, pyesin: Ku është shteti që i ka lënë minatorët në duart e një kompanie koncesionare që i trajton si skllevër, që nuk pranon të bisedojë me përfaqësues të sindikatës, as në Bulqizë, as në ndonjë zyrë shtetërore, por vetëm në një kafene të Tiranës? Model i protestës që nuk udhëhiqet nga askush Në rastin e Anglisë kemi një shembull tipik të protestës që nuk e udhëheq askush dhe që, qoftë edhe vetëm për këtë, degradoi shpejt, nxiti disa individë për dhunë e grabitje masive secili për vete. Aq sa turma protestuese filloi të godasë të vetët, dyqanet dhe banorët e lagjes së varfër Totenhem. I vetmi “organizim” ishte lajmërimi me SMS nga roje vullnetare në rastet kur afrohej policia, e cila kur vinte në vendngjarje nuk takonte asnjë keqbërës. Taktika: “godit, shkatërro, rrëmbe dhe ik”. Kjo nuk mund të mos i japë protestës trajtën e bandave në veprim pa ndonjë koordinim me njëra-tjetrën. Në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë as për solidaritet emigrantësh sipas përkatësisë etnike, dhe aq më pak për ndonjë solidaritet apo vetëdije klasore e drejtuar kundër “shfrytëzuesve” të tyre. Duke qenë e ngjashme me lëvizjen antiglobaliste, dukuria e protestës pa kërkesa dhe pa as një lloj udhëheqjeje, meriton vëmendjen, sepse në epokën e globalizmit dhe të krizave globale ajo mund të bëhet joshëse, si “shpërthim i lirisë” me prirje që të marrë dimensione tepër të rrezikshme. Pse jo, të kemi dhe një “edicion të ri” të lëvizjes ludiste, që nisi me shkatërrimin e makinës së punës, pra dhe të vendit të vet të punës, dhe të ndodhë njëlloj si në atë kohë, që forcat politike t’i qasen me vonesë një lëvizjeje të tillë bashkëkohore që ka domethënien dhe shpjegimin e vet në një botë ku bëhen të thella pabarazitë sociale dhe morale. Le të vijmë te rasti ynë i minatorëve të Bulqizës. Greva e minatorëve dhe revoltat e banorëve janë të ligjshme. Ajo nuk është anarkike, por e organizuar, me kërkesa të artikuluara qartë dhe të mbështetura nga sindikata e minatorëve. Në rast se sistemi do të funksiononte, nuk do të lindte asnjë shqetësim, çështja do të zgjidhej me dialog e marrëveshje që rregullojnë marrëdhëniet e punës. Një gjë e tillë, d.m.th., vendosja e një ekuilibri midis publikut dhe privatit nuk u arrit dhe kjo nuk është hera apo rasti i parë. Kjo përligj përshkallëzimin e protestës, duke marrë deri dhe karakter politik. Që tani është venë në pikëpyetje raporti i shtetit tonë me kompanitë koncesionare që po shfrytëzojnë pasuritë dhe njerëzit tanë, njëherësh edhe paaftësia e tij për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e shtetasve të vet, të cilëve u lind e drejta që jo vetëm të mos e duan, por edhe ta urrejnë si një sistem që u shërben vetëm të pasurve! Në këtë rrafsh problemi do parë edhe si një rast tipik i talljes me konceptin e lirisë nga ana e atyre që kanë për detyrë të garantojnë të drejtat dhe liritë e shtetasve të vet, sepse ngrihet mbi bazën e votës së tyre. Por ky raport nuk po funksionon, edhe pse në atë zonë edhe në zgjedhjet e fundit u votua për PD-në, për partinë në pushtet. Kurse për opozitën, që dëshmoi për vonesën e radhës, mjaftojnë deklarimet e një deputeti pro grevistëve. Thënë ndryshe, të gjithë treguesit që po shoqërojnë grevën e minatorëve dhe protestën e vakur të banorëve të Bulqizës, si dhe reagimin opozitar “sa për të larë gojën” etj., na japin të drejtë t’i klasifikojmë si protesta që nuk udhëhiqen nga askush, gjë që do të thotë se kemi një sistem sindikal inekzistent dhe një sistem partiak pluralist në formë, por të dështuar plotësisht në përmbajtjen e thelbin e vet. Të tjerat janë slogane, fasada, kapardisje pushtetarësh, që sjellin në një botë globale, çekuilibrime që nuk qeverisen dhe rreziqe sociale të mbarsura me protesta, pse jo dhe me revolucione. * Nga “Laboratori i ideve”, 12-14 gusht 2011. Botuar në gazetën "Shqip"

KOMENTE