English

Shoferët e ngadaltë janë ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve

Tiranë, 15 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Shoferët e ngadaltë janë ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve dhe në këto kushte ata përbëjnë një rrezik të lartë në qarkullimin rrugor.

Thuajse një e treta e motoristëve janë ndeshur me goditje të forta të shkaktuara nga këto shoferë.

Këta shoferë shkaktojnë një stres të madh saqë 6 nga 10 motoristë ndihen të stresuar dhe pothuajse gjysma tentojnë të parakalojnë.

Këto fakte të lartpërmendura kanë çuar thirrje për këto shoferë duke vendosur kufij minimalë të shpejtësisë apo edhe kamera vëzhguese.

Departamenti i Transportit shënon 143 aksidente të shkaktuara direkt nga këto shoferë.

Në 2011 qeveria britanike paraqiti një skemë e cila gjobit me 100 stërlina shoferët që udhëtojnë ngadalë.

Sipas sondazheve të Departamentit të Transportit të Britanisë së Madhe, më shumë se 27 për qind e shoferëve të intervistuar kërkojnë një korsi të ngadaltë, për të luftuar këta shoferë të ngadaltë.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE