English

Aspirina, duhet përdorur apo jo?

Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Pacientët e sëmurë me zemër, të cilët ndërpresin përdorimin e aspirinës, janë potencialisht më të hapur ndaj rrezikut të një ataku në zemër përgjatë tre viteve të fundit që nuk e kanë marrë aspirinën.

Sipas studiuesve 60 për qind e të sëmurëve me sëmundjet kardiovaskulare të cilët ndërpresin marrjen e aspirinës janë më të rrezikuar nga atakët në zemër në krahasim me ata që vazhdojnë ta marrin atë pa ndërprerje çdo ditë.

Duke folur për parandalimin e rreziqeve akute në zemër, studiuesi spanjoll Luis A. Garcia Rodriguez, drejtor i Qendrës Mjekësore në Spanjë, sugjeron që pacientët të cilët nuk kanë ndonjë rrezik të lartë për gjakderdhje, përmes rekomandimit të mjekut të zemrës të mos e ndërpresin marrjen e aspirinës, pasi sipas tij ajo është shumë e dobishme për shëndetin e zemrës.

Kërkuesit i nxorën këto të dhëna pasi studiuan efektet e aspirinës në rreth 40.000 pacientë.

Pacientëve të moshës 50-84 vjeç iu dha një dozë aspirine për të ndaluar përsëritjen e problemeve kardiovaskulare.

Dozat varionin nga 75-300 miligram aspirinë në ditë.

Gjatë trevjeçarit të fundit, janë 876 pacientë të cilët kanë pësuar një atak në zemër dhe kanë mbijetuar falë aspirinës.

Ndërkohë që 346 të tjerë kanë humbur jetën nga sëmundjet e zemrës, duke përfshirë këtu atakët në zemër.

Në çdo 1000 pacientë, gjatë një periudhe një vjeçare, ka pasur 4 raste shtesë të atakëve në zemër pikërisht tek ata persona që ndërprenë marrjen e medikamentit çudibërës, aspirinës.

a.k/mit/NOA

KOMENTE