English

Gjykimi i Timoshenkos dhe e ardhmja e Ukrainës

Nga Carl Bildt

Nuk ka dyshim se spektakli i turpshëm i gjykimit të ish- Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko dhe përbuzja e akuzave gjatë procesit, është duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit tё saj. Gjithnjë e më shumë po lindin dyshimeve në lidhje me zhvillim e Ukrainës dhe impaktit që do të ketë, nё lidhje me të ardhmen e saj në Evropë. Revolucioni “Portokall” i Ukrainës në vitin 2004 ,ndezi shpresën e një valë të re reformash demokratike në vendet në lindje të Bashkimit Evropian , një periudhë e ashtuquajtur revolucion me "ngjyrë". Menjëherë forcat të cilat kishin frikë mos kumbisnin pushtetin në këtë rajon , filluan një ”revolucion kundërpërgjigjesh”. Megjithatë, Ukraina filloi ”të ngecte” në rrugën drejt Evropës, duke ruajtur një pjesë të rëndësishme të fitimet të bëra në 2004-ën. Rikthimi në pushtet I Presidentit Viktor Yanukoviç në 2010-ën, ishte edhe ardhja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kësaj përpjekjeje ju desh pak kohë, por vendosmëria e Yanukoviç për të vazhduar më tej me përpjekjet e integrimit evropian,( të nisura nga paraardhësi i tij, Viktor Jushçenko),e ka bërë gjithnjë e më të qartë vendosmërinë e tij,si përmes thirrjeve të përsëritura (dhe nganjëherë edhe i rrethuar me kërcënime) nga Rusia, për të bashkuar sistemin doganor me Bjellorusinë dhe Kazakistanin. Ky tension politik me Rusinë, mund të zgjasë deri në fund të vitit, sepse orientimin i politikës së jashtme të Ukrainës varet nga Kremlini. Një Ukrainë demokratike: me një ekonomi të hapur dhe lidhje të ngushta me Bashkimi Evropian, nuk mund të dështojnë, për të ndikuar në rrugën e të ardhmen e Rusisë. Negociatat për një marrëveshje asocimi mes Ukrainës dhe BE-së, të cilat kanë një ndikim të gjerë, ( përfshin dispozita për tregti dhe rregullim të integrimit), janë të avancuara mirë dhe ka shumë mundësi të konkludohet këtë vit. Kjo marrëveshje në veçanti, mund të bëhet”model” për negociata të ngjashme midis vendeve që i përkasin partneritetit evropian- lindor .Gjeorgjia dhe Moldavia janë në pritje për fillimin e negociatave të ngjashme. Ukraina, me të drejtë pret që kjo marrëveshje të shoqërohet nga miratimi i BE-së, e shoqëruar me hapa të qartë drejt udhëtimeve reciproke pa viza. Një mirënjohje e tillë, mund të shihet si njohje zyrtare, për vetë faktin se të gjitha këto janë vënë në rrezik të madh, për shkak Ukrainës. Në të vërtetë, korrupsioni është rrënjosur thellë në sistemin politik të vendit, me grupe të ndryshme oligarkike shpesh në“luftë” me njëra-tjetrën. Rrjetet e korrupsionit që kanë“rrethuar” sistemin e vjetër Sovjetik, të tubacionit të gazit dhe transportimit të gasit nga Siberia në Evropën Perëndimore, kanë penguar qartë zhvillimin politik të Ukrainës. Por, shenjtorë apo mëkatarë, të gjithë meritojnë një proces të drejtë, jo një gjykim teatral. Sundimi i ligjit duhet të aplikohet kudo e për këdo. Normalisht njё pakicë e vogël njerëzish besojnë se, asnjë nga akuzat kundër Timoshenkos, do të ketë ndonjë shans të vogël për tu gjykuar nga gjykatat perëndimore. E gjitha kjo është një përpjekje që drejtohet politikisht nga Yanukoviç dhe mbështetësit e tij, për të shpëtuar veten nga një kundërshtar i fuqishëm , para zgjedhjeve të ardhshme. Së bashku me raste të tjera të ngjashme, këto gjykime ngrenë pyetje serioze mbi sistemin gjyqësor të Ukrainës dhe të agjencive të zbatimit të ligjit. Këto janë treguesit më të qartë se, Ukraina pavarësisht nga deklaratat e Qeverise se Yanukoviç, është duke u zhvilluar në drejtim të gabuar. Negociatat për marrëveshjen e asocimit në BE duhet të vazhdojnë domosdosmërisht , kjo është një çështje me rëndësi strategjike në Evropë, por hapat e mëtejshme do të varen nga angazhimi i Ukrainës kundrejt vlerave dhe parimeve në mbështetje të integrimit evropian. Nëse këto skena të çuditshme të zhvilluara në Kiev, do të vazhdojnë, atëherë edhe miqtë më të afërt të Ukrainës në Evropë,do të gjejnë shumë të vështirë për tu dalë në krah, e për vazhdimin e marrëdhënieve të tyre. Gjyqi Timoshenko dhe trajtimi i saj nga autoritetet ukrainase, nuk duhet të duket si i drejtë, por edhe duhet të jetë i drejtë. Ukraina po përpiqet të lëviz në drejtim të BE-së,duke pasqyruar përpjekjet e saj për të modernizuar ekonominë dhe reformat e saj. Në të vërtetë, vendi mund të kthehet në një” mini-Kinë”, duke vendosur kapaciteteve e prodhimit masiv menjëherë në tregun globale më të madh të integruar të ekonomisë. Dhe potencialin i Ukrainës si një prodhuesi bujqësor është po aq mbresëlënës. Por Ukraina aktualisht është duke luftuar për të përmbushur kushtet e FMN-së në programin e ndihmës së saj. Parlamenti bëri një propozim të hollësishëm, për ndikim të gjerë të pensioneve , reformë, cila rezultoi totalisht e padobishme,duke shtuar këtu edhe premtimet boshe, për të ndaluar subvencionimit e konsumit të kotë të energjisë,me anë të çmimet të ulëta të gazit. Edhe kjo rezulton të mos jetë e respektuar. Reforma e strategji të përcaktuara, mund ti kapërcejnë këto pengesa, por, në qoftë se Ukraina dëshiron të vazhdojë në rrugën e BE-së, duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është një parakusht për integrim të konsiderueshme. Qeveria e Yanukovich-it duhet të marrë parasysh sjelljen dhe pasojat e sjelljes së saj. “Shtëpia e Lirë” , në fillim të këtij viti doli në konkluzionin se , pas ardhjes në pushtet të Janukoviç-it, në vitin 2010, Ukraina "është bërë më pak demokratike dhe nëse trendët aktuale janë lënë të pakontrolluara, atëherë ajo mund të përfundojë drejt një rruge pa krye ,që të çon drejt autokracisë dhe kleptokracisë. "Por vlerësimi i saj gjithashtu vuri në dukje se "diversiteti politik dhe kulturor është një ledh mbrojtës kundër çdo forcë dominuese nё hapësirës politike ,që dominon të gjithë vendin. " Pra, planet për të ardhmen e Ukrainës mbeten të hapura. Ukraina , është një vend i madh që meriton një të ardhme të sigurt e të begatë,si anëtar i familjes së Evropës. Gjyqi teatral i Julia Timoshenko, për fat të keq, rrezikon ta kthejë këtë mardhënie në mardhënie midis “kushërinjsh të largët”.

*Carl Bildt është ministri i Jashtëm i Suedisë. Shkrimi është botuar së pari në rrjetin e gazetarisë “Project-Syndicate”

KOMENTE