English

Kapet në flagrancë zyrtari i Kadastrës, abuzim dhjetëra mijë euro me pronat

Pejë, 16 Gusht 2011 NOA - Njësiti rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-Pejë sot ka bërë arrestimin e një 55-vjeçari nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale“Shpërdorim i Pozitës Zyrtare ose autorizimit “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

I dyshuari M M. deri në momentin e arrestimit ka punuar zyrtar në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në komunën e Pejës.

Burime zyrtare nga Policia e Kosovës i thanë agjencisë NOA se arrestimi erdhi bazuar në dëshmitë e grumbulluara dyshohet se i njëjti ka bërë ndryshime të gjendjes së pronave në terren si dhe fletëve poseduese jashtë kompetencave ligjore dhe pa asnjë dëshmi përkatëse, duke iu mundësuar blerësve të ndryshëm të përvetësojnë pjesë të pronave që janë të evidentuara si prona komunale dhe në të cilat prona janë ndërtuar objekte të karakterit të ndryshëm”.

Konfirmohet se nga këto mashtrime që i ka bërë i dyshuari, vlera e dëmeve të shkaktuara është me dhjetëra mijëra euro.

Pas intervistimit nga ana e hetuesve në konsultim me prokurorin kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërkohë që rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Pejë.

a.b/NOA

KOMENTE