English

Konflikti për pronën, në spital gruaja dhe vajza pas sherrit të dy burrave

Lipjan, 16 gusht 2011, NOA- Një sherr i nisur mes dy personave në Lipjan të Kosovës ka bërë që të plagosur të ngelen katër persona.

Burime zyrtare nga policia e Kosovës bëjnë me dije se, dy meshkuj të dy familjeve nga Lipjani janë rrahur me njeri tjetrin pas një konflikti të zgjatur prej disa kohësh lidhur me pronën.

Krahas tyre nga ky konflikt kanë mbetur të dëmtuara edhe gruaja dhe vajza e njërit prej autorëve të sherrit të cilat kanë ndërhyrë për të ndaluar konfliktin.

Pas kësaj që të katërt përfunduan në spital, ndërsa dy meshkujt më tej u shoqëruan në dyert e policisë ku dhe u prangosën.

a.y/NOA

KOMENTE