Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një raport transparent për garën dhe grabitjen
English

Një raport transparent për garën dhe grabitjen

Këto zgjedhje për Berishën nuk ishin zgjedhje lokale, por një betejë antiopozitare për rrënimin politik të opozitës. Në fokus të Berishës ishte rrënimi i kundërshtarit të tij dhe marrja e kontrollit mbi opozitën

Nga Mero Baze

Raporti përmbledhës i OSBE- ODIHR, ishte ashtu siç pritej. Vlerësues për zgjedhjet në Shqipëri, ku u mundësua gara dhe transparenca, dhe kritik për zgjedhjet në Tiranë ku u grabit mandati i opozitës. E marrë në tërësi, zgjedhjet lokale ishin një triumf i garës, sidomos në gjithë qytetet e Shqipërisë, edhe për faktin se kjo garë mundësi fitoren e opozitës në çdo qytet të Shqipërisë përveç Shkodrës dhe Lezhës. Por raporti është i qartë dhe i prerë me zgjedhjet në Tiranë, kur thotë se Kolegji Zgjedhor gaboi me refuzimin e kërkesës së opozitës për pavlefshmërinë, duke interpretuar afatet e ankimimit në mënyrë të gabuar. Përfundim më të qartë për grabitjen e zgjedhjeve në Tiranë nuk mund të ketë dhe vlerësim më të qartë për kompetivitetin dhe garën në zgjedhjet në gjithë Shqipërinë nuk mund të ketë. Për këtë arsye raporti mund të vlerësohet pa frikë korrekt dhe me integritet profesional si për garën e zhvilluar në gjithë Shqipërinë, ashtu dhe për grabitjen e mandatit në Tiranë.

Po përse Berisha nxiton të lavdërojë këtë raport?

Kjo është një pyetje e lodhshme, si çdo pyetje rreth Sali Berishës. Lavdërimi i tij për raportin është një hipokrizi, që kërkon të ndalë përdorimin e raportit nga opozita për luftë të mëtejshme politike, dhe mbi të gjitha të bëjë para opinionit publik shqiptar aleat fallco ODIHR në betejën e tij për eliminimin e opozitës në Shqipëri. Ajo që citon Berisha nga raporti si pozitive, është pozitive për shqiptarët, por negative për Berishën. Raporti lavdëron zgjedhjet jashtë Tiranës, aty ku Berisha humbi. Në këto zgjedhje Berisha nuk kishte synim të vidhte zgjedhjet në gjithë Shqipërinë pasi edhe nuk mundte dhe nuk i duheshin. Këto zgjedhje për Berishën nuk ishin zgjedhje lokale, por një betejë antiopozitare për rrënimin politik të opozitës. Në fokus të Berishës ishte rrënimi i kundërshtarit të tij dhe marrja e kontrollit mbi opozitën. Ai mobilizoi miliona euro, një industri të tërë të trafikut të votave, deri dhe zhvendosje gjeografike të votuesve drejt Tiranës me shpresë që ta mundte liderin e opozitës në Tiranë. Nuk ja doli. Ai fitoi ballas gjithë shqiptarëve në një numërim ashtu siç thotë ODIHR, transparent dhe konkurrues. Pikërisht këtu ndërhyri Sali Berisha dhe vullneti i tij politik kundër zgjedhjeve, duke futur nën presion Kolegjin Zgjedhor, i cili në fund ashtu siç thotë dhe raporti i ODIHR mori një vendim të gabuar duke mos konsideruar afatet korrekte të ankimimit të opozitës. Kjo fjali hedh në erë realisht procesin e zgjedhjeve në Tiranë dhe legjitimon grabitjen e mandatit dhe e bën këtë raport realist dhe me integritet profesional. Berisha e anashkalon këtë, pasi për Berishën vazhdon të mbetet në fokus lufta për eliminimin e opozitës dhe ajo tani ka vetëm një mënyrë të vazhdohet, të shpallet dhe ODIHR aleat i Berishës kundër institucionit të opozitës në Shqipëri. I gjithë vetëlavdërimi dhe krekosja publike e tij ditën e djeshme, është thjesht një vazhdim i luftës për eliminimin e opozitës duke keqpërdorur edhe një raport të shkruar e bardha mbi të zezë kundër tij.

Tashmë është banale të merresh me këtë keqpërdorim dhe të bësh replika me të se ku ka të drejtë ODIHR. Kjo është pikërisht ajo që do Berisha, kakofonia rreth raportit dhe humbja e qartësisë së tij kundër grabitjes së mandatit të Tiranës. Ajo që do ai është pikërisht që ne të rrimë të citojmë raportin si ai ka grabitur mandatin në Tiranë dhe ai të na lexojë frazën që zgjedhjet ishin konkurruese. Ky ambiguitet spekulativ ka qenë për vite të tëra shpëtim për të në propagandën publike lidhur me abuzimin e tij me demokracinë. Ai përpiqet ta numerizojë demokracinë dhe standardin e saj, duke na mbushur mendjen se po qe se dhjetë qytete kanë votuar drejt dhe në Tirane është vjedhur, nota mesatare është 6.5 dhe ai është kalues. Është njësoj si logjika e tij se meqë familja e tij po bën miliarda dhe shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, mesatarisht ne jemi vend jo në krizë se ai nuk shikon të varfër rreth tij. Në të vërtetë demokracia rrënohet dhe atje ku preket një votë dhe jo me këtu që është prekur publikisht një mandat, siç e pranon dhe vetë raporti. Ndaj është mirë të mos merremi me përpjekjen e Berishës për të bërë aleat ODIHR në luftën e tij për varrosjen e demokracisë në Shqipëri. Ky nuk është më problem i yni. Ky është problem mes Berishës dhe ODIHR, i cili është historik. Dosja e tij në ODIHR është ndoshta më voluminozja nga gjithë dosjet e liderëve që kanë vjedhur zgjedhje në botë dhe ai e di mirë këtë. Problemi mes shqiptarëve dhe Sali Berishës është konkret. Ai është pionieri dhe tashmë veterani i vjedhjeve të zgjedhjeve në Shqipëri dhe ne duhet ta ndalim. Për fat zgjedhjet ishin aq transparente sa shfaqej qartë vjedhja e tyre dhe grabitja e mandatit në Tiranë, për të cilin nuk u bë kujdes të fshihej apo maskohej. Për fat të keq jo çdo gjë që është transparente të nderon. Sidomos kur ke fatin e keq të shikosh poshtë brekëve të pista të Sali Berishës.

KOMENTE