English

Fushë- Kruja të premten 10 orë pa drita

E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Zona e Fushë Krujës gjatë ditës së premte do të vuajë mungesën e energjisë elektrike për 10 orë me radhë.

Siç njofton Operatori i Sistemit të Transmetimit, shkak për këtë ndërprerje të energjisë elektrike do të bëhen punimet për riparimin e përcjellësve të fazave të linjës së tensionit të lartë Koman – Vau i Dejës, çka OST sqaron se duhet të ç’kyçen në nënstacionin 110kV Fushë Krujë fidrat : Fidri Nr:6 “Ura e Gjolës”, Fidri Nr:8 “Rinasi”, Fidri Nr:12 “Fushë Kruja”.

Mësohet se të tre këta fidra furnizojnë me energji Bashkinë Fushë Krujë dhe Komunën Nikel, ndërsa stakimi i energjisë do të bëhet ditën e premte nga ora 08:00-18:00.

a.y/NOA

KOMENTE