Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2011
 

Lajmet e datës 17 Gusht 2011

  • Atentatori i Oslos kishte përgatitur bombë tjetër mbi 1 ton E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Atentatori i tragjedisë së Oslos, Anders Behring Breivik, kishte përgatitur një bombë të dytë me peshë mbi 1 ton, shumë më e madhe se ajo që shpërtheu para godinës së qeverisë norvegjeze më 22 korrikun e shkuar.
  • Ministri Hoxhaj merr pjesë në konferencën e OKI-së në Stamboll E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ditën e sotme u nis drejt Stambollit, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministerial të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI).
  • Arrestohet autori i vrasjes së Paulin Markut Tiranë, 17 gusht 2011, NOA- Një operacion i policisë së kryeqytetit ka vënë në pranga të dyshuarin si autor të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës.
  • Vrasja e Paulin Markut te “Kthesa e Kamzës”, arrestohet Astrit Vladi Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA – Është vendosur të arrestohet nga Policia e Tiranës, një i dyshuar i cili mbahej që prej mbrëmjes së djeshme në drejtorinë e policisë ku u mor në pyetje për vrasjen e Paulin Markut.
  • Vullkani Etna tregon krijimtarinë e tij, shfaqje me unaza tymi E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Vullkani Etna dhe tymi i dalë prej tij kanë arritur të krijojnë pamje të çuditshme ku herë pas here kanë marrë trajtën e unazave.
  • Zbardhet vrasja e shqiptarit në Sllovaki E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Policia sllovake pas disa ditë hetimesh ka zbardhur vrasësin e dyshuar që kreu vrasjen e Vigan Gërgurit në qendër të Bratisllavës në Sllovaki.
  • Posterat “Vdiq Sali Berisha”, kryeministri: Edi Rama imagjinon vdekjen time Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Postera të tipit “Vdiq Sali Berisha”, janë një sidromë që ushqen kryetari i Partisë Socialiste, duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij.
  • Rrëfimi i sipërmarrësit shqiptar: Jam penduar dhe po vuaj për vdekjen e 4 francezëve E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Pas aksidentit në Itali në të cilin mbetën të vdekur katër të rinj turistë francez, duke ecur në drejtim të kundërt në autostradë, shqiptari Ilir Beti autor i aksidentit shfaq pendesë.
  • Posterat “Vdiq Sali Berisha”, kryeministri kërkon lirimin e menjëhershëm të 4 të dyshuarve Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj - Kryeministri Sali Berisha kërkon lirimin e menjëhershëm të katër të rinjve të cilët u ndaluan nga Policia e Tiranës duke vendosur postera me tekstin “Vdiq Sali Berisha”.
  • Parashikimi i motit për 18 gusht 2011 Tiranë, 17 gusht 2011, NOA- Edhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti i kthjellët do të dominojë në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta por në zonat malore do të ketë herë pas-here kalime vranësirash ku në zona të veçanta do të gjenerojnë shira të izoluar.
  • Gjunkshi- Stavridis: Vlerësim maksimal për kontributin e FA në Afganistan E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, ka marrë pjesë në Konferencën Bienale të Partneritetit me Gardat Kombëtare të SHBA-së, konferencë që po mbahet në Garmisch të Gjermanisë nga data 17-18 gusht.
  • Shmanget tragjedia në SHBA, kapet autori i sulmit E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një sulm me bombë ishte planifikuar të ndodhte në një shkollë në Florida, por falë ndërhyrjes së policisë autori i këtij sulmi u ndalua para se të vepronte.
  • Aktivistë të shoqërisë civile nesër takojnë minatorët në Bulqizë E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Grevistët e minierës së Bulqizës gjatë ditës së nesërme do të vizitohen nga një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile.
  • Koçi: Raporti i OSBE/ODHIR serioz Tiranë, 17 gusht 2011, NOA- Kreu i partisë PSV ‘91 Petro Koçi vlerësoi raportin e OSBE/ODHIR mbi zgjedhjet vendore të 8 majit si një dokument serioz dhe të ndershëm me klasën politike dhe me shoqërinë shqiptare.
  • Ndërprerja e muajit të mjaltit, peshkaqeni shqyen turistin anglez E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kishte një numër të madh turistësh në ishullin e Seychelles, ku humbi jetën nga dhëmbët e peshkaqenit një turist anglez.
  • Pesha e fjalëve Nga Albin Kurti Qeveria e Kosovës gjithmonë ka preferuar që strukturat ilegale të Serbisë në veri t’i quajë banda kriminale. Ndërkaq, atëherë kur ato kanë kryer vepra kriminale konkrete, si p.
  • Makinat e vjedhura dhe pa doganë, konfiskohen gjashtë vetura Prishtinë, 17 gusht 2011, NOA- Një operacion i policisë së Kosovës dhe konkretisht i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me njësitet rajonale të autokrimeve, realizuan një operacion policor me qëllim të hetimit dhe zbulimit të veturave të dyshuara, të vjedhura dhe të falsifikuara
  • Suedi, Princesha Viktoria do të bëhet nënë E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Do të bëhet nënë në mars të vitit 2012, Princesha Viktoria trashëgimtare e fronit të Suedisë e cila u martua vitin e kaluar me ish- trajnerin e saj personal Daniel Westling.
  • Temperaturat e larta, çfarë këshillojnë ekspertët Tiranë, 17 gusht, NOA- Nga temperaturat e larta të këtyre ditëve janë të rrezikuar më shumë: të sëmurët, fëmijët dhe të moshuarit. Në detaje, më poshtë janë dhënë këshillat nga ekspertët:
  • Thaçi: EULEX po toleron kriminelët serbë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi akuzon direkt forcën ndërkombëtare EULEX dhe thotë se i ka dosjet e strukturave kriminale në veri, por mungojnë veprimet e saj.
  • Trokitja në polici, 62 vjeçari kërkon ndihmë për ti shpëtuar duarve të të birit Korçë, 17 gusht 2011, NOA- Një 62 vjeçar nga qyteti i Korçës ka trokitur në dyert e policisë për të shpëtuar nga duart e djalit të tij 29 vjeçar.
  • Dënohen dy të rinj për nxitje trazirash me Facebook Në Angli, dy të rinj janë burgosur me akuzat se kanë përdorur rrjetin social Facebook për të nxitur trazirat që ndodhën javën e kaluar në Angli.
  • Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës as de fakto dhe as de jure Prishtinë, 17 gusht 2011, NOA- Në mbledhjen e radhës së qeverisë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të ketë ndarje as de fakto, as de jure të Kosovës, e as status special apo të veçantë brenda Republikës së Kosovës.
  • PD: Rama po fton për trazira të reja si ato në Londër, Athinë dhe Paris “Kur një drejtues që thur 21 Janarin dhe fton për dhunë të re, tregon se është në dëshpërim të thellë dhe, se ftesa e tij për dialog, kontraston me provokimin që i bën ai vandalizmit dhe zjarrvënësve, që janë shfaqur rrugëve të Londrës dhe qyteteve të tjera”
  • Fotolajm - Gjendet thesi ku fshihej koka Zhvillimet e reja të pasdrekes së sotme erdhën strukturat e sektorit të krimit kundër personit të Drejtorise e Policise Qarkut Korçë, kane vazhduar kërkimet intensive për gjetjen e pjeses trupore te gjymtuar konkretisht te kokës, së kufomës se shtetases Liljana Arapi.
  • Letra e Edi Ramës, reagon PD: E ka lexuar raportin me syzet e shokut Ruçi Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA - Lidhur me letrën e hapur të z. Edi Rama, për raportin e OSBE/ODHIR-it, për zgjedhjet e 8 majit, zëdhënësja e Partisë Demokratike, doli para pak çastesh me një qëndrim për media:
  • Fushë- Kruja të premten 10 orë pa drita E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Zona e Fushë Krujës gjatë ditës së premte do të vuajë mungesën e energjisë elektrike për 10 orë me radhë. Siç njofton Operatori i Sistemit të Transmetimit, shkak për këtë ndërprerje të energjisë elektrike do të bëhen punimet për riparimin e përcjellësve të fazave
  • Ka gjetur banjën e avionit të mbyllur, Gerard Depardieu urinon para të udhëtarëve Paris, 17 gusht NOA- Gerard Depardieu, artisti njohur francez ka urinuar në korridor para udhëtarëve në një avion që udhëtonte nga Parisi në Dublin.
  • SHBA, Reeker: Mbështesim autoritetin e Kosovës në veri Prishtinë, 17 gusht 2011, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ritheksojnë mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, duke nënvizuar mbështetjen për zbatimin e Planit Ahtisaari dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të Kosovës.
  • Përplasi një makinë, arrestohet 29-vjeçari Vlorë, 17 gusht 2011, NOA – Një 29-vjeçar nga Patosi i Fierit është arrestuar në Vlorë pasi aksidentoi një makinë tjetër ku ndodheshin dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
  • Tatimorët e bashkisë në terren: Vilen 13 % taksa të papaguara më shumë se vjet Tiranë, 17 gusht 2011, NOA – Pas premtimeve elektorale të Lulzim Bashës për shkurtimin e 60 taksave dhe uljen 2-5 herë të atyre që mbeten, Bashkia e Tiranës lajmëron se ka rritur ndjeshëm arkëtimet nga vjelja e taksave të papaguara duke vjelë 13 përqind më shumë në krahasim me gushtin e vitit të
  • Gaqo Dumka rrëfehet: PO, e vrava Lilianën, ja arsyet pse e bëra Korçë, 17 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Rrëfehet Gaqo Dumka: Po unë e vrava Lilianën dhe unë e fsheha tjetërkund trupin e kund tjetër kokën që të fshihja gjurmët.
  • Raporti: Shqipëria, një risi turistike e papritur për britanikët Londër, 17 gusht, NOA - Shqipëria dhe vendet e ish-Jugosllavisë, janë në qendër të vëmendjes për turistët britanikë, duke ndikuar kështu në rritjen e industrisë turistike të Ballkanit.
  • Masakra në Korçë: Gjenden flokët e Liliana Arapit, vijon kërkimi i kokës Korçë, 17 gusht 2011, NOA/Alba Filipi – Pesë ditë pas masakrimit të Liliana Arapit nga 84-vjeçari Gaqo Dumka policia e Korçës nisi sot kërkimet për kokën e gruas së gjymtuar e copëtuar në mënyrë monstruoze.
  • Nga kampet e përqendrimit në masakrimin e 42-vjeçares, në gjykatë Gaqo Dumka (VIDEO) I dyshuari mohon të ketë kryer ai vrasjen, thotë se vetëm ka fshehur trupin. Tregon vendin ku ka fshehur kokën, gjenden vetëm flokë dhe mbetje të tjera
  • Ish-kryeministri, rikthehet procesi në Hagë (VIDEO) Prishtinë, 17 Gusht 2011 NOA – Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është planifikuar të dalë të enjten, para Gjykatës Ndërkombëtarë për krime lufte në Hagë.
  • Bregdetasit: Për tokën të zbatohet Kushtetuta dhe jo ligji 7501 Himarë, 17 gusht, NOA - Respektim i Kushtetutës për trashëgiminë ligjore të pronësisë dhe jo ligji 7501. Kjo është kërkesa kryesore që Shoqata Bregdeti dhe organizatat joqeveritare të Himarës kanë paraqitur në një rezolutë të posaçme, drejtuar së fundmi qeverisë shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare
  • Kontrolli i ushqimeve, Juka: AKU inspekton nëntë pikat kufitare E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA - Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nisur inspektimet në të nëntë pikat e kalimit kufitar për kontrollin e importit të produkteve ushqimore.
  • Kapet bariu, i vuri zjarrin kullotës me qera Tepelenë, 17 gusht 2011, NOA – Në vijim të hetimit të autorëve të zjarreve që po përpijnë hektarë të tërë në mbarë vendin, një 40-vjeçar nga Tepelena është arrestuar nën akuzën e zjarrvënies me dashje të kullotës për rigjenerimin e saj.
  • Raporti i OSBE/ODIHR, Sequi: Nisni dialogun për reformat Shkodër, 17 gusht 2011, NOA/Arjola Ymeraj – Dy ditë pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR-it ku përveç aspekteve pozitive të transparencës dhe kompetitivitetit adresoheshin edhe kritika sa i përket polarizimit të procesit zgjedhor mes opozitës dhe mazhorancës, sot ka reaguar edhe ambasadori
  • Mikail Gorbaçov: Ku gabova me drejtimin e ish-Bashkimit Sovjetik ... Moskë, 17 gusht, NOA - Politikanët rrallë i pranojnë gabimet e tyre, por Mikail Gorbaçov duket se nuk është i kësaj kategorie. Ndaj nuk është për t’u çuditur nëse personi që drejtoi në gjashtë vite të trazuara pushtetin e Bashkimit Sovjetik, tani është i gatshëm për të numëruar gabimet që ka bërë
  • Serbia i trembet vizitës së Merkel Prishtinë, 17 gusht 2011, NOA – Të hënën e ardhshme kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin në Beograd me kërkesën që të normalizohet situata në veriun e Kosovës, mbi të gjitha në dogana dhe gjykata duke apeluar që marrëveshja të arrihet përmes dialogut të Prishtinës dhe Beogradit.
  • Lazarat, “Perëndimi i hënës”, asgjëson 3 parcela me Kanabis, 3 vetë nën hetim Gjirokastër, 17 gusht 2011, NOA – Në vijim të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, përmes operacionit “Perëndimi i hënës” u shkatërruan tri parcela me rreth 1685 rrënjë Kanabis sattiva në komunën e Lazaratit.
  • Ekstradohet shkodrani Arben Mlloja, kërkohej për vrasje në tentativë Tiranë, 17 gusht 2011, NOA – Ekstradohet nga Italia në Shqipëri një shtetas shkodran i akuzuar për një vrasje të mbetur në tentativë. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi sot 37-vjeçarin Arben Adem Mlloja, lindur në Shkodër i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
  • Turizmi komunist, në Rumani një tour i veçantë në vendet ku jetoi dhe vdiq Çaushesku Bukuresht, 17 gusht, NOA – Mund t’ju duket e çuditshme, por ja që është e vërtetë. Ai mban emrin “turizmi komunist” dhe është një nismë e veçantë e ndërmarrë nga qeveria rumune për të evokuar të gjitha vendet ku jetoi dhe madje vdiq ish-diktatori komunist, Nikolae Çaushesku.
  • Haradinaj, nesër nis rigjykimi në Hagë Hagë, 17 gusht, NOA - Në Tribunalin e Hagës nesër do të fillojë rigjykimi i ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe ndaj Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
  • Banka Qendrore Greke: Mbi 2 bilionë euro të transferuara nga Greqia drejt Shqipërisë Athinë, 17 gusht, NOA – Mbi 2 bilionë euro janë transferuar nga Greqia drejt Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Shifra e konsiderueshme është bërë me dije nga mediat greke, duke iu referuar asaj që Banka Kombëtare e Greqisë i ka komunikuar parlamentit grek, javën e kaluar përmes një raporti të posaçëm
  • Pasqyra e shtypit, 17 gusht 2011 (VIDEO) Tiranë, 17 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 17 gusht 2011. Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Tabelat zyrtare, pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët”, i cili flet për pagat e reja.
  • Nxitën dhunë në Facebook, 4 vite burg për dy të rinj në Londër Londër, 17 gusht, NOA - Në Angli, dy të rinj janë burgosur me akuzat se kanë përdorur rrjetin social Facebook për të nxitur trazirat që ndodhën në javën e kaluar në Angli.
  • ODIHR-i godet në verë Nga Mentor Nazarko Raporti i fundit i ODIHR-it mbi zgjedhjet lokale shqiptare mbërriti në një kohë të pazakontë dhe nuk dihet nëse kjo ka qenë e qëllimshme prej autorëve të raportit apo shefave politikë të tyre.
  • ODIHR-i nuk i mbylli sytë Nga Arta Dade OSBE/ODIHR-i publikoi raportin përfundimtar të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet vendore të 8 majit. Të gjitha palët e interesuara, opozita, maxhoranca e sajuar nga vjedhja e zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, si edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e në mënyrë
  • Rreth 7 milion shqiptarë me 150 parti Shkup, 17 gusht, NOA - Çështje e krijimit të partive politike shqiptare duket sa interesante dhe e çuditshme për faktin se shqiptarët janë rreth 7 milion në Ballkan.
  • Masakrimi i Liljana Arapit, Dumka: 3 persona i prenë kokën Korçë, 17 gusht, NOA – Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Korçë seanca për masën e ndalimit ndaj nga të dyshuarit për vrasjen dhe masakrimin e Lulajna Arapit, Gaqo Dumka.
  • Miranda Kerr, më në formë se kurrë, foto hot të modeles Londër, 17 gusht, NOA – Modelja Miranda Kerr duket se është më në formë se kurrë për pasarelat e modës, edhe pse tashmë edhe më shumë se moda i intereson rritja e djalit të saj Flynn.
  • Raporti i OSBE/ODIHR, Tirana me kryetar të punësuar nga KQZ Nga Vasilika Hysi* Ditën e publikimit të raportit final të ODIHR, Kryeministri i vendit deklaroi se ai e shihte këtë raport si pozitiv, madje ndihej entuziast nga arritjet në këto zgjedhje dhe jepte vlerësime pozitive për veprimet e KQZ dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor.
  • Minatorët e Bulqizës në ditën e 24 të grevës Bulqizë, 17 gusht, NOA – Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 24 të grevës së urisë. Ende nuk ka një marrëveshje mes minatorëve dhe përfaqësuesve të firmës koncensionare, ACR për pagat dhe kushtet e kërkuara.
  • Arbitri ndërkombëtar rrëzoi Kolegjin dhe KQZ-në Nga Preç Zogaj Zgjedhjet shqiptare kanë rregullisht dy arbitra. Arbitrin vendas që përfaqësohet nga dueti KQZ-Kolegj Zgjedhor dhe arbitrin ndërkombëtar që përfaqësohet nga misioni i ODHIR-it.
  • SHBA, të shqetësuar për Maqedoninë Shkup, 17 gusht, NOA - Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Riker të marten, pas një takimi me kryeministrin Gruevski ka shprehur shqetësimin lidhur me, sundimin e ligjit, lirinë e mediave, si zgjidhjen e kontestit me Greqinë, etj.
  • Ekonomia gjermane, stanjacion në tremujorin e dytë Berlin, 17 gusht, NOA - Kancelarja Angela Merkel është shprehur plot besim për një rritje të mëtejshme të ekonomisë në Gjermani pavarësisht ngadalësimit të vrullit të saj në tremujorin e dytë të këtij viti.
  • Emrat e njohur të modës me rroba plazhi, fotot hot SHBA, 17 gusht, NOA - Jemi mësuar ti shohim shpesh në ekrane dhe ceremoni me veshje serioze. Ndërkohë që yjet e Hollivudit dhe pasarelave të modës gjithmonë tërheqin vëmendjen e publikut me me jetën e tyre intime.
  • Pasqyra e shtypit, 17 gusht 2011 Tiranë, 17 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 17 gusht 2011. Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Tabelat zyrtare, pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët”, i cili flet për pagat e reja.
  • Programin bërthamor, sot bisedimet Teheran-Moskë Moskë, 17 gusht, NOA - Programi bërthamor i Iranit pritet të diskutohet sot në Moskë në mes të ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Sergei Lavrov dhe Ali Akbar Salehi.
  • Plagoset me thikë punonjësi i policisë Delvinë, 17 gusht, NOA – Një punonjës i policisë është plagosur mbrëmjen e djeshme me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Delvinës, pas një konflikti mes punonjësit të policisë dhe një 18-vjeçari.
  • Të gjithë duan të takohen me Eliza Dushkun. Edhe unë Nga Mustafa Nano Ka një garë të ethshme për t’u takuar me Eliza Dushkun. I pari në radhë ishte Lulzim Basha, i cili i kërkoi që të bënte ambasadoren e Shqipërisë nëpër botë.
  • Divorci i Kinës me politikën difensive Nga Shaban Murati Në semiotikën gjeopolitike dhe strategjike domethënia e simbolikës ka shpeshherë rëndësi më të madhe dhe shpreh më shumë përmbajtje sesa fakti apo hapi konkret i një shteti.
  • Filip Riker viziton sot Kosovën Prishtinë, 17 gusht, NOA- Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker, sot viziton Kosovën. Mësohet se agjenda e tij përfshin takimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe liderë të komunitetit fetar
  • Nevoja e rrënimit të murit në mendjet tona “Nju Jork Tajms” Në momentin kur zbarkova në Berlinin Perëndimor, në vitin 1962, muri kishte mbushur një vit. Gjysmë-qyteti ishte një vend histerik, vend ngazëllyes për intelektualët; ndërtimi i murit, i cili filloi më 13 gusht 1961, e forcoi edhe më shumë këtë.
  • Vetëm 15 minuta aktivitet në ditë, na rrisin jetëgjatësinë 3 vjet Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Pas një studimi të fundit, tani për njerëzit të cilët thonë se janë shumë të zënë për të ushtruar veprimtari sportive, nuk ekziston asnjë justifikim, pasi shkencëtarët zbuluan se vetëm 15 minuta aktivitet në ditë është e mjaftueshme për të zgjatur jetën tuaj
  • Thuaj sa orë TV shikon në ditë, të mësoni sa ju shkurtohet jeta Zbulohet se çdo orë e shikim TV, ju merr 22 minuta nga jeta juaj. Ndërkohë që nëse ju shpenzoni mesatarisht 6 orë në ditë duke parë TV, mund të shkurtoni jetën tuaj me 5 vjet
  • E mahnitshme, 80-vjeçarja bashkohet nga Facebook me vajzën e humbur prej 63 vjetësh Facebook arrin të bashkojë nënën 80-vjeçare, e cila ishte e detyruar ta adoptonte në moshën 17 vjeçare vogëlushen e saj Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një nënë nga Kalifornia në Shtetet e Bashkuara ka mundur të ribashkohet me vajzën e saj biologjike 63 vjet pas dhënies
  • Një solucion që të parandaloni rrudhat, por edhe të mbroheni nga kanceri Ja se si kremi i diellit me përbërës kafeine mund të parandalojë shfaqjen e rrudhave dhe kancerit të lëkurës Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Shkencëtarët besojnë se një krem dielli i cili përmban kafeinë mund t’ju ndihmojë së tepërmi në shëndetin tuaj.
  • I varur në 2600 metra lartësi, mban ekuilibrin në mjegull (VIDEO) Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një sport i rrezikshëm, entuziast, i mbushur plot adrenalinë, vë në lëvizje të gjithë gjymtyrët e trupit, por kjo adrenalinë e madhe befasuese mund të të ndezë edhe vdekjen në fytyrë.