Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet bariu, i vuri zjarrin kullotës me qera
English

Kapet bariu, i vuri zjarrin kullotës me qera

Tepelenë, 17 gusht 2011, NOA – Në vijim të hetimit të autorëve të zjarreve që po përpijnë hektarë të tërë në mbarë vendin, një 40-vjeçar nga Tepelena është arrestuar nën akuzën e zjarrvënies me dashje të kullotës për rigjenerimin e saj.

Blutë e Tepelenës prangosën 40-vjeçarin Alin Pota, lindur dhe banues në Tepelenë pasi ai rreth orës 10.00 të paradites së 16 gushtit i vuri zjarrin kullotës së marrë me qera në vendin e quajtur Driza, pranë fshatit Veliqot të rrethit Tepelenë.

Sipas policisë falë erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe e duke djegur disa hektarë kullotë dhe disa pemë frutore.

Zjarri është vënë nën kontroll me ndërhyrjen e policisë dhe banorëve të zonës, ndërsa Alin Pota është nën akuzë për shkatërrim të pronës me zjarr.

mit/NOA

KOMENTE