English

Makinat e vjedhura dhe pa doganë, konfiskohen gjashtë vetura

Prishtinë, 17 gusht 2011, NOA- Një operacion i policisë së Kosovës dhe konkretisht i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me njësitet rajonale të autokrimeve, realizuan një operacion policor me qëllim të hetimit dhe zbulimit të veturave të dyshuara, të vjedhura dhe të falsifikuara.

Burime zyrtare nga policia e Kosovës bëjnë me dije se, ky plani policor u shtri kryesisht në gjitha qytetet e mëdha të Kosovës duke filluar më datë 15 në rajonin e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës për të vijuar më datë 16 në rajonin e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjilanit.

Mësohet se gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar 183 vetura të ndryshme dhe si rezultat i dyshimeve janë konfiskuar 6 vetura.

Sakaq 5 prej tyre janë dërguar në Dogana të Kosovës për vazhdim të procedurave të mëtejme lidhur me zhdoganim, ndërsa një është e dyshuar si e falsifikuar dhe i është nënshtruar hetimeve të Rajonit të Pejës.

a.y/NOA

KOMENTE