English

Miranda Kerr, më në formë se kurrë, foto hot të modeles

Londër, 17 gusht, NOA – Modelja Miranda Kerr duket se është më në formë se kurrë për pasarelat e modës, edhe pse tashmë edhe më shumë se moda i intereson rritja e djalit të saj Flynn.

Modelja e njohur 28-vjeçare është përzgjedhur për koleksionin e ri të veshjeve intime të “Victoria’s Secret”. Foto e fundit të publikuar në median britanike, tregojnë një modele mjaft tërheqëse. Ndërkohë që ka pasur kritika dhe për linjat e saj, që pas lindjes së fëmijës nuk janë më si më parë.

Modelja australiane është e njohur për prezantimin e linjës së veshjeve të “Victoria’s Secret”. Ajo e ka nisur karrierën e modelingut që në moshën 13 vjeçare. Ajo është martuar me aktorin anglez Orlando Blum në vitin 2010. Në vitin 2011 lindi dhe djali i tyre, Flynn Christopher Blanchard Copeland Bloom, emri i të cilit ka krijuar jo pak kureshtje në botën e mediat.

Emri Christopher ju vendos djalit nga Kerr, në kujtim të ish-të dashurit të saj Christopher Middlebrook, i cili vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1998.

a.k/NOA

KOMENTE