Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 19 gusht 2011
English

Parashikimi i motit për 19 gusht 2011

Tiranë, 18 gusht 2011, NOA- Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të përfshijnë gadishullin e Ballkanit si edhe vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike ku kthjellimet do të jenë dominuese pothuajse në të gjithë territorin përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor të cilat do të kenë vranësira të lehta dhe kalimtare. Këto kushte të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të na shoqërojnë edhe në ditët vijuese.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Termometri do të ngjitet deri në 36 apo 37 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i papërfillshëm.

Europa

Nesër, Europa veriore dhe Veriperëndimore do të mbetet me kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto vende. Shira më të dendur do të bien në Skandinavi dhe Britani. Gjithashtu me vranësira dhe shira të dendur do të dominohet Europa Qendrore dhe vendet e Balltikut ku shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe rrufe. Vranësira, shira të dobët dhe stuhi ere do të ketë dhe në një pjesë të Europës jugperëndimore ku problematike do të paraqitet dallgëzimi i lartë në det. Ndërsa Rajoni i Mesdheut, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Lindore do të karakterizohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Gjermania do të mbetet me shira intensive dhe stuhi ere

- Vendet Nordike rrezikohen për shira intensive dhe shkarkesa rrufesh

- Spanja do të rrezikohet për stuhi ere dhe dallgëzim të lartë

a.y/NOA

KOMENTE