Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ACR pranon kërkesat e minatorëve, gati për marrëveshjen
English

ACR pranon kërkesat e minatorëve, gati për marrëveshjen

Bulqizë, 19 gusht 2011, NOA Update – Ndërkohë që minatorët e Bulqizës vijojnë grevën e urisë në ditën e 26-të të saj, administratori i kompanisë koncesionare Albanian Crom Giga Bedineishvili reagoi mesditën e të premtes duke deklaruar se kompania është dakord me kërkesat e tyre.

“Jemi gati të plotësojmë kërkesat e minatorëve dhe të nënshkruajmë marrëveshjen për rritjen e pagës me 20 përqind dhe kryerjen e investimeve në minierë për përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe të punës për minatorët e Bulqizës”, thotë administratori Bedineishvili në njoftimin më të fundit për mediat.

Administratori i ACR-së thekson se kërkesat e minatorëve janë pranuar dhe do të plotësohen, me qëllimi rikthimin në normalitet të punës në minierën e Bulqizës.

Ndërkohë Bedineishvili akuzoi rishtas kreun e Konfederatës së Sindikatave Kolë Nikollaj se po mban peng marrëveshjen mes kompanisë dhe minatorëve grevistë për shkak të interesave të tij personale.

Ndërkohë pritet që marrëveshja mes ACR-së dhe minatorëve sipas gjasave të nënshkruhet sot, porse nuk ka një njoftim për orën.

Sakaq 14 minatorët e Bulqizës të ngujuar në galeritë e minierës së kromit do të vijojnë grevën e urisë deri në zyrtarizimin e marrëveshjes.

Ata në këmbënguljen për plotësimin e kërkesave të tyre jetike kundërshtuan edhe vendimin e Gjykatës së Dibrës që urdhëronte nxjerrjen e minatorëve nga miniera e Bulqizës, dorazi edhe ndërprerjen e grevës së tejzgjatur nën rrezikun e shembjes së minierës.

Por, ky vendim i gjykatës nuk është zbatuar, pasi minatorët kanë bllokuar hyrjen e minierës dhe ashensorët që të zbresin nën tokë aty ku janë ngujuar grevistët e urisë, që presin ora orës arritjen e protestës së tyre ekstreme.

mit/NOA

KOMENTE