Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i DASH: Shqipëria, arritje në luftën kundër terrorizmit
English

Raporti i DASH: Shqipëria, arritje në luftën kundër terrorizmit

Uashington, 19 gusht, NOA - Raporti i fundit mbi Terrorizmin 2010, publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerëson arritjet e qeverisë shqiptare në luftën ndaj kësaj dukurie. E listuar mesh shumë vendeve të tjera të botës, Shqipëria përmendet në këtë dokument për masat e suksesshme që ka marrë në kuadrin e saj. Ndërkaq, në total, ky raport ka pohuar se më shumë se 11.500 sulme terroriste ndodhën në 72 vende gjatë vitit 2010, duke rezultuar në më shumë se 13.200 të vdekur.

Thuhet ndër të tjera gjithashtu se megjithëse numri i sulmeve u rrit me pothuajse 5 për qind nga viti i kaluar, numri i vdekjeve ka rënë me nivelin prej 12 për qind krahasuar me vitin 2009. Ndërkaq, deklarohet se për të dytin vit radhazi, numri më i madh i sulmeve të raportuara ndodhën në Azinë Jugore dhe në Lindjen e Mesme, me më shumë se 75 për qind të sulmeve në botë dhe vdekjet që ndodhin në këto rajone.

Vlerësimi për Shqipërinë ”Qeveria e Shqipërisë ka punuar për ndryshimet në statutin e terrorizmit në Kodin Penal, ndërsa policia kufitare Shqipëri ka përmirësuar vazhdimisht sigurinë në pikat e kalimit kufitar”, cilëson në mënyrë të veçantë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Duke vijuar se qeveria jonë kanë vendosur një ligj për konfiskimin e aseteve të blera nëpërmjet aktivitetit kriminal.

“Drafti, në pritje të miratimit nga Parlamenti që nga nëntori 2010, përmban risi për ata që veprojnë me qëllime terroriste, për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. Ndryshimet janë të bazuara në Task Force për Veprimin Financiar (FATF); Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave si dhe disa konventa e OKB-së të ratifikuara nga Shqipëria”, citon më tej raporti i DASH-it. Duke përmendur edhe rastin e arrestimit të imamit Artan Kristo, i cili u dënua me pesë vjet burg për "nxitje dhe propagandim publik të akteve terroriste" përmes forumit në internet AlbSelafi.net. Si edhe faktin që më 22 dhjetor, 2009, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda cilësoi si fajtor Hamzeh Abu Rayyan për fonde të fshehura që përdoren për financimin e terrorizmit.

Më tej, DASH merr në konsideratë punën e Policisë kufitare në Shqipëri për përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë në pikat kufitare dhe në zona të gjera mes kalimeve zyrtare. Si edhe zbatimin e patrullave në malet përgjatë kufirit duke rezultuar në arrestime dhe konfiskime të narkotikëve. “Shqipëria mban të ngrira pasuri ndaj dy individëve dhe 13 fondacioneve apo kompanive të listuara nën Rezolutën 1267. Nuk pati raste të reja të konfiskimit të pasurisë ose konfiskimit për vitin 2010, por në fund të tij, qeveria administroi asete që kapin vlerën prej 6.848.893 dollarësh dhe konfiskoi pasuritë e vlerësuara në 851.998 dollarë”, citon më pas raporti.

Duke përfunduar me faktin se “Shqipëria ka vazhduar të bashkëpunojë me organizatat rajonale dhe multilaterale, të fokusuara në luftën kundër terrorizmit”.

n.e/NOA

KOMENTE