Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reagim i tifozave të Tiranës: FSHF të tregohet korrekte
English

Reagim i tifozave të Tiranës: FSHF të tregohet korrekte

Tiranë, 19 gusht 2011, NOA- Tifozat e klubit të futbollit të Tiranës, reaguan lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në finalen e Superkupës së Shqipërisë.

një deklaratë të mbrëmjes së sotme, grupimi “Tirona Fanatics” shprehet se deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit për përfshirjen e këtij grupi gjatë incidentit të djeshëm është i pavërtetë.

“Së pari duam të mirë-informonim publikun si edhe të qartësonim FSHF se asnjë nga tifozët e Tironës, aq më pak anëtarë të Tirona Fanatics, nuk janë nisur drejt Korçës pa bileta. Nëse FSHF ka ndonjë dyshim në lidhje me këtë akuzë karshi nesh mund ta vërtetojë duke kontaktuar kompaninë që zgjodhi vetë për shpërndarjen e biletave në Tironë. Së dyti duam të sqarojmë situatën para se të futeshim në stadium, në hapësirën që e zgjodhi po vetë FSHF për tifozët e Tironës”, thuhet në deklaratën e grupit “Tirona Fanatics”.

Më tej shtohet se në momentin që kanë arritur në dyert e stadiumi nuk janë lejuar nga policia e Korçës të futen tek vendi për të cilin kishin blerë biletën sepse nuk merrnin përsipër sigurinë e situatës së krijuar.

Theksohet se situata e tensionuar u krijua pasi organizatorët (FSHF, policia, stadiumi etj) jo vetëm që nuk kishin arritur të krijonin korridor hapësire për siguri por seksioni i përcaktuar për tifozët e Tiranës ishte uzurpuar i tëri nga tifozë të Korçës.

“Kjo mungesë profesionalizmi dhe serioziteti nuk mund të sillte ndryshe përveçse një përleshje midis tifozësh rrezikun e të cilës Tirona Fanatics ja bëri të ditur forcave të rendit, organizatorëve dhe presidentëve të klubeve. Për të justifikuar papërgjegjshmërinë e organizatorëve, me ndërhyrjen e presidentëve të dy klubeve dhe Ilir Shulkut policia bëri të mundur që ne të futeshim vetëm tek një pjesë e atyre vendeve që na takonin. Siç e përmendëm edhe më sipër një situatë e tillë artificiale mund të lindte vetëm fërkime dhe pasiguri mes tifozëve siç edhe ndodhi. Në një situatë të tillë policia ka nxjerrë jashtë të gjithë tifozët e Tironës duke dëshmuar që nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar një ndeshje të tillë”, vijon deklarata.

Ndër të tjera thuhet se, në rast se shihen pamjet filmike nuk do gjendet asnjë tifoz i Tiranës i përfshirë në incident.

Në vijim denoncohet dhuna e ushtruar nga policia e Korçës karshi tifozëve të Tiranës para dhe gjatë ndeshjes duke treguar mungesë të theksuar profesionalizmi.

Në përfundim ftohet Federata Shqiptare e Futbollit që të tregohet më korrekte dhe të bazohet në fakte para se të nxjerrë një komunikatë zyrtare pasi nuk është serioze për institucionin si edhe ta marri më seriozisht organizimin e ndeshjeve të tilla.

a.y/NOA

KOMENTE