Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Bashkëpunimi me Turqinë po thellohet në të gjitha fushat
English

Thaçi: Bashkëpunimi me Turqinë po thellohet në të gjitha fushat

Prishtinë, 19 gusht 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi priti sotnjë takim ministrin e Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer.

Në këtë bisedë temë kryesore ka qenë thellimi i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e arsimit.

Më tej Thaçi në emër të Qeverisë falenderoi ministrin turk për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës, në të gjitha fazat.

Sakaq kreu i qeverisë kosovare theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë është i shkëlqyer duke shprehur më tej se ky bashkëpunim do të thellohet në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën e arsimit dhe shkencës.

Ndërkaq nga ana e tij, ministri turk Dinçer, e falenderoi Thaçin për pritjen e ngrohtë duke theksuar gatishmërinë e shtetit të tij për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

a.y/NOA

KOMENTE