Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katy Perry, rekord në klasifikime
English

Katy Perry, rekord në klasifikime

Kaliforni, 20 Gusht NOA - Ashtu si Michael Jackson, por duhet theksuar se është femra e parë që ka arritur të ngjisë në majat e klasifikimeve amerikane, sasinë më të madhe të këngëve të publikuara në vetëm një album.

Bëhet fjalë për Katy Perry, e cila feston këtë rekord falë pesë këngëve të publikuara në albumin “Teenage Dream”, që kanë arritur vendet e para në “Billboard Hot 100”: duke nisur që nga “Last Friday Night (T.G.I.F.)”, “California Gurls” (me Snoop Dogg), kënga “Teenage Dream”, “Firework” dhe “E.T.” (featuring Kanye West).

Ky rekord është arritur vetëm nga mbreti i muzikës pop, që në vitet 1987-88 arriti majën e klasifikimit me “I Just Can’t Stop Loving You”, “Bad”, “The Eay You Make Me Feel”, “Man in the Mirror” dhe “Dirty Diana”, të gjitha pjesë e albumit “Bad”. Katy Perry ka arritur të marrë gjithashtu dhe nëntë nominime në “MTV Video Music Awards” që do të mbahet gjatë mbrëmjes mes 28 dhe 29 gushtit në MTV.

r.b/NOA

KOMENTE