English

Parashikimi i motit për 21 gusht 2011

Tiranë, 20 gusht, NOA - Sipas MeteoAlb edhe nesër (21 gusht) vendi ynë do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të dominojnë gjatë gjithë ditës. I gjithë territori do të ketë diell, përjashtuar zonat malore, të cilat herë pas here kanë patur kalime vranësirash të lehta. Në kushte të motit të kthjellët do të vijojë edhe pjesa e dytë e ditës. Zonat më të nxehta do të jenë ultësira perendimore dhe zonat bregdetare, ndërsa pak më freskët do të jenë zonat malore, kryesisht juglindja e territorit.

Temperaturat e ajrit nuk kanë pësuar ndryshime, krahasuar me ditën e djeshme, dhe kanë vijuar të jenë në vlera të larta.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 17 km/h dhe drejtim Perendimor, duke bërë që dallgëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të jetë i ulët.

Ngjarje ekstreme në Europë: Ballkani do të mbetet me temperatura të larta. Vendet Nordike rrezikojnë shira intesive dhe shkarkesa rrufesh. Portugalia dhe Spanja rrezikohen nga stuhi ere dhe dallgëzim të lartë.

a.k/NOA

KOMENTE