Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njohjet e Kosovës: Betejë mes Pacollit e Hoxhaj për përvetësim meritash
English

Njohjet e Kosovës: Betejë mes Pacollit e Hoxhaj për përvetësim meritash

Prishtinë, 21 gusht 2011, NOA - Është rishfaqur lufta për përvetësim meritash për njohjet e Kosovës nga shtetet e tjera. Ndryshe nga mandati i kaluar kur palët që përballeshin ishin pozitë-opozitë, tash ato ndodhen brenda Qeverisë.

Megjithatë, edhe atëherë edhe tani Behgjet Pacolli përbën njërën palë, shkruan sot e përditshmja Koha Ditore.

Të shtunën, nëpërmjet një komunikate shtypi, kabineti i zëvendëskryeministrit Pacolli ka thënë të jetë meritë e tij njohja që Republikës së Kosovës i ka kumtuar shteti i Santa Luçias.

“Si rezultat i turneut lobues të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, Kosovës këtë javë i kanë arritur tri njohje nga kontinenti afrikan (Guinea Conacry, Benini dhe Nigeria) dhe një nga Amerika Qendrore (Santa Luçia), duke ngritur kështu numrin e njohjeve në 81”, thuhet në këtë komunikatë.

Pacolli ka përmbyllur një turne në shtetet e Afrikës Perëndimore, ndërsa të hënën do të udhëtojë për në shtetin e Gabonit.

Turneu i tij lobues në kontinentin afrikan do të vazhdojë edhe më tej, me vizitat e parashikuara në Kongo Brazavile dhe në Republikën Demokratike të Kongos.

Ndonëse i përqendruar tërësisht në Afrikë, kabineti i Pacollit dy ditë më parë paralajmëroi se katërmbëdhjetë shtete anëtare të Komunitetit të Karaibeve, përkatësisht të CARICOM-it, kanë marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Deri më tash nga Organizata e CARICOM-it Kosovën e ka njohur Belize, por një ditë pas paralajmërimit njohjen e ka konfirmuar edhe Saint Luçia. Dhe, nuk ka qenë kabineti i Pacollit që e ka prezantuar notën njohëse.

Të premten Ministria e Punëve të Jashtme thirri një konferencë urgjente shtypi, për të kumtuar lajmin e njohjes së Kosovës nga Santa Luçia.

Artan Behrami, këshilltari i ministrit Enver Hoxhaj, pos të tjerash, foli në konferencë edhe për njeriun me merita, që sipas tij, ka sjellë njohjen e 81-të.

“Kjo njohje është rezultat i angazhimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili më datë 18 maj 2011 në New York ka marrë premtimin nga ministri i Punëve të Jashtme të Santa Luçias, Rufus Bousquet, se vendi i tij do ta njohë shumë shpejt Kosovën”, ka thënë Behrami.

KD/NOA

KOMENTE