Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës, masa për normalizimin e situatës së mbeturinave në Sharrë
English

Bashkia e Tiranës, masa për normalizimin e situatës së mbeturinave në Sharrë

Tiranë, 23 gusht 2011, NOA- Bashkia e Tiranës gjatë ditës së sotme bëri me dije, se ka marrë masa për të normalizuar gjendjen e dalë jashtë kontrollit në venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë.

një deklaratë dhënë për mediat Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli u shpreh se, Bashkia e Tiranës mori masa urgjente për sigurimin e të gjitha burimeve potenciale, njerëzore, teknike dhe financiare për të siguruar një menaxhim korrekt dhe sipas standardeve mjedisore të mbetjeve urbane në Sharrë.

Ai theksoi se situata në këtë vend-depozitim ishte jashtë kontrollit dhe se rrezikohej seriozisht një investim jetik për kryeqytetin.

“Gjendja ishte e rëndë. Bashkia mori masa për normalizimin e situatës. Ne riparuam dhe vumë në punë mjetet dhe futëm nën kontroll territorin. Tani kemi një funksionim normal të venddepozitimit të mbetjeve këtu në Sharrë. Bashkia e Tiranës është e angazhuar në shfrytëzimin në mënyrë efiçente të aseteve të saj në funksion të ruajtjes së pastërtisë së qytetit dhe respektimit të standardeve mjedisore”, u shpreh Zeneli.

Më tej ai sqaroi se duke qenë se venddepozitimi i mbetjeve ishte lënë tërësisht jashtë kontrollit, rreziku i shpërthimit të zjarreve ishte evident, çka shtoi Zeneli, do të ishte me pasoja mjaft të rënda jo vetëm për banorët që jetojnë në këtë zonë.

Mësohet se ndërhyrja e Bashkisë u bë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit gjë që solli normalizimin e gjendjes dhe shpëtimin e projektit ku deri më tani janë implemetuar 3.5 milionë euro.

Sipas Zenelit dhe dëshmisë së banorëve të zonës, në Fushën e Sharrës mungonte kontrolli i territorit, dhe kjo zonë ishte kthyer në një vend biznesi për interesa të paligjshme.

Ndërkaq theksohet se edhe mjetet teknike për shkak të keqpërdorimit dhe neglizhencës ishin jashtë funksionit, çka ka bërë që prej disa muajsh në Sharrë te mos kryhej shtyrja dhe ngjeshja e mbeturinave, duke krijuar një problem të madh për qytetin.

a.y/NOA

KOMENTE