Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Snajperët qëllojnë mbi fëmijë, televizioni shtetëror: Gedafi vazhdon punën normalisht
English

Snajperët qëllojnë mbi fëmijë, televizioni shtetëror: Gedafi vazhdon punën normalisht

Tripoli, 23 gusht, NOA – Situata e krijuar në Libi ka bërë që dhe informacioni mediatik të jetë pjesë e betejës për rrëzimin e regjimit. Forcat e NATO-s raportojnë se ka nisur sulmi në bunkerin ku mendohet se ndodhet Muammar Gedafi.

Ndërkohë që rebelët deklarojnë se ndodhen rreth 500 metra larg ndërtesës së fortifikuar dhe Gedafi i ka orë të numëruara. Por megjithë situatën e krijuar, televizioni shtetëror, në mënyrë ironike, ka bërë një deklaratë që konfirmon se lideri libian ndodhet ende në Tripoli. “Koloneli është në Tripoli dhe po vazhdon punën e tij normalisht. Rais dhe djemtë e tij janë në krye të strukturave shtetërore për të zmbrapsur rebelët”. Sipas televizionit pro shtetëror, Al-Urubah, Tripoli është ende i sigurtë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e qytetit është në duart e kryengritësve.

Sipas rebelëve në qytet janë vetëm disa mbështetës të regjimit dhe snajpera që kanë qëlluar edhe fëmijë dhe njerëz të pafajshëm. Ndërkohë media franceze shkruan sot se për të dhënë një mbështetje morale ndaj qeverisë së re që do të krijohet, Presidenti Sarkozi dhe kryeministri anglez Devid Kamerun pritet të vizitojnë shumë shpejt Libinë.

a.k/NOA

KOMENTE