Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uragani Irene kërcënon Haitin
English

Uragani Irene kërcënon Haitin

Majami, 23 gusht 2011, NOA – Ende pa e marrë veten nga tërmeti i tmerrshëm i 12 janarit të vitit të shkuar i shkaktuar nga shpyllëzimi në malet lindore në Port-Au-Prince dhe nga uraganët që e goditën rajonin në vitin 2008, Haiti kërcënohet nga një uragan i ri.

Brigjet e Porto Rikos, Republikës Domenikane dhe Haitit në Amerikën Qendrore, kërcënohen nga uragani Irene.

Në të tri vendet është ndezur alarmi i kuq, ndërsa uragani Irene klasifikohet i kategorisë së 2-të për nga rrezikshmëria.

Lajmin e bëri publik qendra kombëtare amerikane për uraganet Nhc, në Majami.

Uragani Irene i krijuar të shtunën e shkuar në ishujt Karaibe u shfaq mesnatën e të hënës 210 km në lindje të Puerto Plata-s në Republikën Domenikane me erëra të fuqishme që fryjnë me shpejtësi 160 km në orë.

Sipas qendrës së uraganeve në Majami të SHBA-ve Uragani Irene parashikohet të forcohet edhe më tej dhe të arrijë kategorinë 3 të rrezikut gjatë të martës.

Edhe Kuba po përgatitet tashmë për të përballuar të parin uragan për këtë vit, uraganin Irene, i cili mendohet se do të godasë vendin të martën.

Sipas ekspertëve të meteorologjisë në bregdetin e Karaibeve, Irene transformohet në uragan mbi Porto Rico.

mit/NOA

KOMENTE