English

PS letër Topallit: Duhet votim i dytë për regjistrimin e popullsisë, i pari u montua

Tiranë, 24 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Partia Socialiste i ka dërguar një letër kryeparlamentares Jozefina Topalli lidhur me ligjin për regjistrimin e popullsisë.

Këtë fakt e ka konfirmuar deputeti socialist Saimir Tahiri nëpërmjet një letre, ku është shprehur se procedura e votimit të ligjit është e montuar dhe se kryeparlamentarja Topalli ka lejuar shkeljen e ligjit.

Më tej në letër thuhet se kryetarja e Kuvendit ka shkelur afatet duke mos publikuar informacionin e kërkuar si dhe duke mos urdhëruar dhënien e procesverbaleve.

Ndër të tjera theksohet se ligji nuk mund të jetë kurrsesi i saktë pa një votim të dytë.

a.y/NOA

KOMENTE