English

Topi takon Jahjagën: Kosova faktor me rëndësi në rajon

Vlorë, 24 gusht 2011, NOA/ - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka takuar sot homologen e tij kosovare, Ahtifete Jahjaga.

Sipas njoftimit të publikuar nga zyra e shtypit të presidencës, pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në Shqipëri Presidentes Jahjaga dhe bashkëshortit të saj, Astrit Kuçi ,kreu i shtetit vlerësoi lart marrëdhëniet gjithnjë e më të konsoliduara mes dy vendeve tona. Duke vënë në dukje rolin në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajonin ballkanik që Republika e Kosovës, menjëherë pas mëmvetësimit të saj, Presidenti Topi theksoi se procesi i pandalshëm i njohjeve të reja të Kosovës po shënon arritje të reja përditë e më shumë.

Në këtë prizëm, presidenti, pasi vlerësoi arritjet përsa i përket ushtrimit të pushtetit nga ana e qeverisë së Kosovës në të gjithë territorin, funksionimin e rendit kushtetues dhe shtetit ligjor, nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së shtetit më të ri multi-etnik dhe demokratik të Kosovës, ku të drejtat e çdo qytetari respektohen sipas standardeve më perëndimore, po gjithanshëm i Kosovës, në forume rajonale e ndërkombëtare. Nga ana e saj, Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, pasi shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për këtë takim me Presidentin Topi, vuri në dukje faktin se Kosova gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, paqeje dhe qëndrueshmërie në kuadër të integrimit të përbashkët rajonal.

a.q/NOA

KOMENTE