English

Pranga 52 vjeçarit, përplasi për vdekje të moshuarin

Korçë, 25 gusht 2011, NOA – Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor ka sjellë pasoja fatale për një 52 vjeçar dhe “viktimën” e tij.

Kështu, sipas informacioneve zyrtare, policia e Korçës ka arrestuar sot shtetasim Ilia Bala banues në lagjen nr 1 Korçë, pasi rreth orës 11:30 të ditës së sotme, në bulevard “Gjergj Kastrioti” duke drejtuar mjetin me targë KO 8044 A, ka aksidentuar shtetasin Koco Stefanllari 85 vjeç.

I moshuari ka pësuar dëmtime fizike dhe më pas ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçeës.

52 vjeçarit iu vunë prangat nën akuzën e konsumimit të veprës penale të “Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor”.

a.q/NOA

KOMENTE