Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia: Humbje 250 milionë USD deri në fund të vitit, nga embargoja me Kosovën
English

Serbia: Humbje 250 milionë USD deri në fund të vitit, nga embargoja me Kosovën

Beograd, 25 gusht, NOA - Ekonomia e Serbisë do të shënojë një humbje deri në 250 milionë dollarë për shkak të embargos së vendosur nga Prishtina.

Ky vlerësim jepet nga media serbe “Blic”, sipas të cilës, nga kjo masë e cilësuar si ekstreme prej saj, do të përfitojnë fqinjët.

“Kompani nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia kanë filluar që tani të përfitojnë nga ndalimi i importit të mallrave serbe të vendosura nga autoritetet në Prishtinë. Është vlerësuar se ekonomia serbe do të pësojë një humbje prej 250 milionë dollarësh deri në fund të vitit për shkak të ndalimit të tregtimit të mallrave”, vlerëson “Blic”.

Duke shtuar më tej statistikat se Serbia vitin e kaluar, ka eksportuar mallra me vlerë prej 400 milionë dollarësh në

Kosovë, ndërsa gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 201, janë dërguar mallra në një 202 milionë dollarë çka përfaqëson një rritje 15 për qind në raport me vitin e kaluar.

Sipas serbëve, Bullgaria është shteti i parë që është përpjekur për të marrë pjesë të tregut në Kosovë, duke cituar se janë 700 kompani bullgare që janë duke bërë hapa serioze për të hyrë tregun e Kosovës. Kështu, një delegacion i fermerëve bullgarë ishte në Prishtinë javën e kaluar dhe shprehu gatishmërinë për zgjerimin e mallrave të këmbimit.

Ndërkaq, biznesmenët e Kosovës vlerësojnë se Bullgaria mund të fitojë nga shitja e produkteve bujqësore 300 euro milionë në vit. Nga ana tjetër, kryeministri kroat Jadranka Kosor i cili dje u takua në Prishtinë me homologun e Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i shoqëruar nga përfaqësues të rreth 50 kompanive nga Kroacia, ndërsa 120 kompani nga Kroacia tashmë janë të pranishme në Kosovë.

Por përmendet edhe Maqedonia, e cila ka bashkëpunim të mirë ekonomik me Kosovën që më herët, ku vitin e kaluar ai arriti një vlerë prej 320 milionë dollarësh. n.e/NOA

KOMENTE