Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ACR për Bulqizën, deklarata e plotë
English

ACR për Bulqizën, deklarata e plotë

Bulqizë, 26 gusht 2011, NOA - Bordi Drejtues i ACR, i udhëhequr nga znj. Skatche-Depich, ishte sotBulqizë për të negociuar me minatorët rreth situatës së krijuar. Bordi Drejtues i ACR i ka bëre disa here thirrje minatorëve t’i kthehen punës në minierë, pasi kërkesat e tyre për rritjen e pagës 20%, transparencën e investimeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës tashme janë plotësuar.

Znj. Skatche-Depich siguron minatorët se ACR nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese për pjesmarrësit në grevën e paligjshme.

Gjithashtu znj. Skatche-Depich deklaroi se do të shohë mundësinë e një trajtimi financiar për familjet e minatorëve duke qenë se jemi edhe në muajin e Ramazanit.

ACR vëren me shqetësim që organizatorët e grevës Kol Nikolla dhe Taf Koleci vazhdojnë të mbajnë një qëndrim aspak në dobi të minatorëve. Për këtë arsye ACR i bën thirrje të gjithë minatorëve të distancohen nga njerëz të tillë të papërgjegjshëm.

ACR është e gatshme që të presë secilin nga minatorët në çdo moment për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e tyre.

a.q/NOA

KOMENTE