English

Ekzekutoi babë e bir, vrasësi ekstradohet pas 15 vitesh

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një 37 vjeçar i shpallur në kërkim prej 15 vitesh, është ekstraduar mesditën e sotme nga kryeqyteti italian Roma, në drejtim të Shqipërisë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se, i ekstraduari është Artan Memolla nga Rrogozhina.

Sakaq, mësohet se ekstradimi i tij erdhi pasi ai ishte dënuar nga gjykata e Korçës në shtator të vitit 2001 me 15 vjet burg për vrasje të kryer në bashkëpunim me paramendim.

Arben Memolla ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 1996, në rrugën nacionale Rrogozhinë-Peqin, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mustafa Muça, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe duke plagosur djalin e tij.

Ndërkaq si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Pas mbërritjes në vendin tonë, 37 vjeçari Memolla i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të cilët pritet të merren me vijimin e mëtejshëm të dënimit për të ekstraduari.

a.y/NOA

KOMENTE