English

Libra te historisë apo... libra përrallash?!

Vera Dushi Ilir Kadriu* Ministri i Arsimit të Turqisë Orner Dinçer i kërkoi para disa ditëve ministrit të Arsimit të Kosovës Ramë Buja që të ndryshohen tekstet e historisë në Kosovë në kapitujt ku përdoren fjalë fyese për Turqinë. Kjo as qe duhet të bëhet sepse ministri i arsimit të Turqisë ka kërkuar qe të ndryshohen faktet historike kurse me ndryshimin e fakteve ndryshon edhe rrjedha e ngjarjeve. Historia nuk duhet te ndryshohet sepse kështu do të shkelim mbi gjakun e të gjithë atyre që kanë vdekur për ta larguar pushtuesin otoman turk nga trojet shqiptare. Ndoshta me kërkesë të Turqisë ministria e arsimit te Kosovës do ta largojë edhe heroin kombëtar Skënderbeun nga librat e historisë sikur Skënderbeu nuk i kishte mundur kurrë osmanet sepse kjo do te ishte ofendim për shtetin turk. Ne vend që ta kundërshtonte këtë ministri Rame Buja ka thënë se është formuar një komision i veçante për këtë, dhe është aq naiv sa që ka shkuar ne Turqi për t'i vërtetuar faktet historike. Nëse ndryshohen faktet në të mire të Turqisë atëherë edhe vendet tjera do të kërkojnë ndryshimin e fakteve. Nëse ndryshohen faktet historike për qejf të të gjithëve atëherë duhet të quhet libër përrallash e jo i historisë. Ndoshta me kërkesë të Serbisë komandanti legjendar Adem Jashari do te largohet nga librat e historisë si njeri që ka luftuar kundër pushtuesit sllav. Fakt ofendues ndoshta do t'i duket Turqisë edhe rezistenca 500 vjeçare e popullit shqiptare ndaj pushtuesit osman dhe ndoshta ministri i arsimit Rame Buja do ta largoj edhe këtë nga librat. * Dërguar nga autorët, anëtarë të Forumit Rinor të FDBK, Rinia Kombëtare Shqiptare

KOMENTE