English

Pasqyra e shtypit, 26 gusht 2011

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 26 gusht 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Censusi, 1170 vende pune për 45 ditë, ja rregullat”, i cili flet për procesin e rregjistrimit të popullisë dhe vendet e reja të punës. Disa tituj të tjerë janë; “Plagosen tre minatorë, pritet grevë e re urie”, “Krahasaimi i faksimileve, Berisha i firmos letrat jo publike si Enver Hoxha”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Taksat e makinave, del udhëzimi i ministrisë”, i cili flet për pagesat që duhet të bëhen për mejtepe e transportit. Disa tituj të tjerë janë; “Dëmshpërblimi i të përndjekurve, brenda 2012 marrin paratë ata që kanë kaluar 85-vjeç”, “Qeveria rrit fondin për fatkeqësinë e punonjësve”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Kundër Kadaresë, në parti erdhën 7150 letra nga populli”, i cili pasqyron nj intervistë të ish-kreut të arkivave Shaban Sinani. IDsa tituj të tjerë janë; “Iris Luarasi, zysha e ‘tmerrshme’ e Gazetarisë”, “Biznese të reja, kur duhet të siguroni punëtorët”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “”Bie Greqia” në ekonominë shqiptare”, i cili flet për raportet e ekonomisë shqiptare me vendet fëqinje. Disa tituj të tjerë janë; “Kontrabanda e naftës, 16 persona nën akuzë”, “Përleshje në Bulqizë, tre grevistë në spital”, “Policia, ndryshime tek forcat operacionale”, “Zjarri i qëllimshëm zhduk pyllin e Poros”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Harasani: Kushtetuta, pse nuk duhet të jetë prioritet i PS-së”, i cili pasqyron një intervistë të deputetit të PS. Disa tituj të tjerë janë; “Situatë alarmi në pyjet e Jugut, digjen 1600 hektarë”, “Bushati: PS vodhi votat e demokristianëve në 5 komuna”, “Gjysma e Tiranës thahet për ujë, Ujësjellësi: Raste sporadike”, “Zbulohen vargjet që Berisha i sugjeron Ramës që lexojë”, “Diktatura, si “inspirim” i Ismail Kadaresë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE