English

Rindërtimi i Libisë me paratë e Gadafit

Tripoli, 26 gusht 2011, NOA - Këshilli tranzitor po përgatitet të marrë përsipër drejtimin e pushtetit në Libi. Tani për këtë janë të gatshme edhe të hollat, pasi që KS i OKB-së miratoi lirimin e aseteve të ngrira të regjimit Gaddafi.

Re të zeza tymi ngrihen ende mbi Ebu Salimin e përfshirë nga luftimet. Në këtë pjesë të Tripolit kryengritësit dhe përkrahësit e Muamar al-Gaddafit zhvilluan përleshje të ashpra edhe në natën e të premtes (26.8.). Sipas njoftimeve të pakonfirmuara në betejë morrën pjesë rreth 1000 luftëtarët kryengritës. Anëtarët e familjes së Gaddafit supozohet të jenë fshehur në këtë lagje.

Edhe në rajone të tjera të vendit vazhdojnë luftimet, si për shembull në qytetin e Libisë Qendrore Sabha dhe në rrugën e bregut perëndimor të Tripolit në drejtim të Tunizisë. Këshilli Tranzitor i rebelëve vlerëson se që nga shpërthimi i kryengritjes në pranverë jetën kanë humbur rreth 20 mijë njerëz.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ndërkohë ka vendosur për lirimin e rreth një miliardë eurove nga pasuritë e ngrira të regjimit Gaddafi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi u morr pas presionit të bërë nga qeveria amerikane në Uashington. Paratë është menduar që të ndahen në tre pjesë, një për Këshillin Tranzitor, një për ndihma humanitare për Libinë dhe pjesa e tretë të transferohet në një fond humanitar nga i cili do të financoheshin derivatet e naftës dhe mallëra të tjera urgjente. Me këto para nuk synohet vetëm forcimi i pozitës financiare të udhëheqjes së rebelëve por të mbeshtetet edhe rindërtimi i Libisë.

a.q/NOA

KOMENTE