Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, policia parandalon vrasjen, 3 në pranga
English

Shkodër, policia parandalon vrasjen, 3 në pranga

Shkodër, 26 gusht 2011, NOA – Policia e Shkodrës ka mundur të parandalojë një vrasje si dhe ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së qarkut, në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, falë një operacioni të mirëoraganizuar policor, të koduar “SHËNJESTRA 3”, u bë e mundur parandalimi i një vrasje dhe kapja e arrestimi në flagrancë 3 shtetasve.

Të arrestuarit janë : Ndue Tonaj, veç 68, lindur e banues në fshatinVuksanaj, Komuna Shalë; Prekë Ndue Tonaj, vjeç 36, lindur në Shalë dhe banues në fshatin Grudë e Re, Komuna Rrethina Shkodër; Ndoc Prela, vjeç 44, lindur në fshatin Lotaj dhe banues në lagjen “3 Herojtë”, të qytetit Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në sajë të një punë të gjatë hetimore, të kryer nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezultoi se 3 shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po përgatiteshin të kryenin një krim dhe konkreitisht, të vrisnin për motive hakmarrje, një nga pjestarët e familjes Hasanaj, banues po në Shalë.

Të arrestuarve u janë gjetur dhe sekuestruar në banesë disa armë zjarri si dhe kuti me kallëpe tritol dhe fishekë.

Gjithashtu në oborrin e banesës së këtij shetatsi u gjëtën dhe u sekuatruan në cilësinë e provës matëriel dhe 20 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva dhe një qese, ku brënda ndodheshin një sasi farash të bimëve narkotike cannabis sattiva.

a.q/NOA

KOMENTE