Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqit, rreziku imagjinar
English

Turqit, rreziku imagjinar

Shqiptarët nuk kanë patur probleme të presin e të sajdisin miqtë që, jo vetëm vijnë si të tillë, por janë të gatshëm edhe të të ndihmojnë fuqishëm nëse fqinjët tanë dinakë do të duan të na e marrin shtëpinë tonë

Nga Alket Aliu

Një kërkesë për rishikimin e teksteve mësimore të historisë së Kosovës nga ministri turk i arsimit, Omer Dinxher, ngjalli një sërë reagimesh shqiptare. Disa prej tyre e quajtën “rikthim në osmanizëm”, të tjerë e etiketuan “çnjerëzore”. Në thelb, kërkesa ishte tepër e thjeshtë: të eliminohen ato etiketime që fyejnë popullin turk. Një kërkesë që do ta bënte çdo politikan në mbarë botën, ndoshta duke përjashtuar vetë shqiptarët. Të cilët quajnë si poshtëruese një kërkesë të tillë ndërsa lejojnë nga ana tjetër të poshtërohen përditë me kërkesa shumë më të rënda nga fqinjët tanë më të afërt si Greqia apo Serbia.

Politika e jashtme turke ka filluar të zgjerojë interesat në Ballkan. Ky është një fakt që nuk ka përse të trembë Shqipërinë dhe shqiptarët, qofshin ata edhe jashtë kufijve. Është e vërtetë se 5 shekujt e sundimit osman në Shqipëri kanë sjellë më shumë regres se progres, por kjo nuk ka përse të kondicionojë marrëdhëniet e dy vendeve. Viti 1912 është tepër larg dhe largimi i turqve nga trojet shqiptare nuk mund të thuhet se “i nxori në selamet” shqiptarët. Fatkeqësitë historike ishin ndoshta edhe më të rënda nga 1913-a e këtej. Dhe nuk ishte faji i turqve.

Prej 100 vjetësh shqiptarët po përballen të vetëm me fatin e tyre, me fqinjët, dhe me botën “e qytetëruar”. Viti 1913 ishte fatal për fatin e shqiptarëve, teksa Fuqitë e Mëdha të perëndimit shkëputën gjysmën e trojeve shqiptare duke ua falur fqinjëve., ndërsa Traktati i Fshehtë i Londrës parashikonte që pas Luftës së Parë Botërore, Shqipëria të katandisej nga Shkumbini në Mat. Dhe të gjitha këto gatuheshin në kanceleritë e vendeve perëndimore.

Marrëdhëniet e shqiptarëve me pjesën tjetër të botës gjatë 100 vjetëve të fundit janë edhe çelësi me të cilin duhet të ndërtojnë të ardhmen. Dhe në këto vite politika e jashtme është përballur në mënyrë konstante me qëndrimin e 3 vendeve fqinjë: Italisë, Jugosllavisë, dhe Greqisë. Deri në vitin 1943 Italia ka patur interesa drejt Shqipërisë, duke arritur deri në pushtimin e butë të vitit 1939. Një pushtim që u tentua të paraqitej si bashkim vullnetar ndërmjet dy vendeve, në të cilin shqiptarët ruanin identitetin e tyre kombëtar. Me gjithë Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët kanë ruajtur vazhdimisht ndjenja miqësore ndaj popullit italian dhe qeveria italiane është kujdesur për t’i zhvilluar këto ndjenja, qoftë nëpërmjet mikpritjes që u ofroi qindra mijëra emigrantëve, qoftë edhe nëpërmjet ndihmave ekonomike apo humanitare për Shqipërinë. Por Italia e humbi mundësinë e madhe për të patur një influencë të gjerë në Shqipëri, teksa u tërhoq nga mundësia e investimeve të rëndësishme ekonomike e strategjike në anën tjetër të Adriatikut, duke i lënë gjithnjë e më shumë terren të lirë ekspansionit ekonomiko-politiko-shoqëror të Greqisë dhe vitet e fundit edhe të Serbisë.

Me gjithë vitet e “vëllazërisë komuniste”, shqiptarët dhe serbët nuk kanë qenë kurrë miq dhe do të jetë e vështirë të bëhen të tillë në të ardhmen. Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve janë shenjuar nga gjenocidi masiv ndaj popullatës shqiptare përgjatë gjithë shekullit të njëzetë. Serbët kanë tentuar zhbërjen e shqiptarëve dhe vetëm pavarësia e Kosovës ishte alternativa që shqiptarët të mbijetonin në Ballkan dhe të mund të vendosnin një raport të ri me fqinjët e veriut. Një shans që deri më sot refuzohet në mënyrë sistematike nga Beogradi që ende nuk e ka kuptuar realitetin e ri të instaluar me ndihmën e avionëve të NATO-s.

Ndërsa marrëdhëniet më të vështira shqiptarët i kanë patur me grekët. Një dashuri-urrejtje që na ka ndjekur prej mijëra vjetësh dhe e shprehur në mënyrë sintetike në 200 vitet e fundit. Teksa shqiptarët ishin një faktor vendimtar në pavarësimin e Greqisë (me paratë e Ali Pashë Tepelenës dhe pushkët e shpatat e arvanitasve), ata e panë veten të shkojnë drejt asimilimit dhe, me ndarjen e kufijve në vitin 1913, edhe nën pushtimin e Greqisë. Pasojat e pushtimit që Greqia i bëri Epirit të Jugut, me “bekimin” e Perëndimit në vitin 1913, ishin më të rëndat e mundshme. As romakët, as Bizanti, as serbët, anzhuinët, turqit, italianët apo nazistët gjermanë nuk realizuan ndaj shqiptarëve një të tillë spastrim etnik që grekët realizuan ndaj çamëve deri në vitin 1945. Politika e spastrimit etnik u shoqërua me atë të shkombëtarizimit dhe asimilimit për ata shqiptarë ortodoksë që kishin ngelur në Greqi, të cilët deri në vitet ’90 e kishin madje të ndaluar të flisnin e të shkruanin shqip. Një politikën që nuk guxoi ta realizonte as Rankoviçi në Kosovë.

Shqiptarët sot janë sërish në rrezik ekzistence, sikurse kanë qenë një shekull më parë. Ndërsa në veri baza amerikane e Ferizajt është garanci për kufirin me Serbinë, kufijtë e jugut po tronditen nga brenda e nga jashtë. Greqia ende vazhdon politikën e asimilimit të shqiptarëve që ka filluar me arvanitasit dhe çamët në Greqi, ndërsa sot po vazhdon me shqiptarët brenda Shqipërisë, në mënyrë të veçantë në jug të vendit. Mijëra banorë të këtyre vendeve kanë ndërruar emrin, fenë, madje edhe kombësinë për arsye ekonomike. Madje edhe në kulmin e krizës ekonomike që ka pllakosur Greqinë, teksa vendi mbahet me lëmoshën e Europës, politikanët e këtij vendi destinojnë fonde për shkolla greke në Shqipëri edhe atje ku nuk ka minoritet.

Greqia është në prag të përfundimit të projektit të saj të madh të aneksimit të Shqipërisë së Jugut. Këtë radhë jo me pushkë, por duke greqizuar shqiptarët. Ky është rreziku i vërtetë që kërcënon sot ekzistencën e vendit dhe të kombit, një rrezik që nuk e përballon dot politika jonë e shitur. Të flasësh sot për neoturqit është njësoj sikur të shpikësh një armik imagjinar dhe të konsumosh gjithë energjitë mbi çështje të paqena. Edhe nëse turqit na vijnë në shtëpi, janë mysafirë të nderuar. Jo për 500 vjetët e osmanizmit, por për 100 vjetët e fundit. Shqiptarët nuk kanë patur probleme të presin e të sajdisin miqtë që, jo vetëm vijnë si të tillë, por janë të gatshëm edhe të të ndihmojnë fuqishëm nëse fqinjët tanë dinakë do të duan të na e marrin shtëpinë tonë.

KOMENTE