English

Inter arrin akordin me Forlan

Milano, 27 Gusht NOA - Diego Forlan është duke zbarkuar në Milano, ku tashmë mungojnë vetëm detajet e fundit për transferimin tek Inter.

Zikaltërit kanë arritur të gjejnë akordin me Atletico Madrid për pesë milionë dhe me lojtarin janë gati ti ofrojnë një kontratë dy vjeçare me opsion për të tretin, mbi bazën e katër milionëve.

E vetmja pikë që po shtyn këtë tratativë është pagesa prej 4 milionë eurosh që Atletico i detyrohet lojtarit në fjalë.

r.b/NOA

KOMENTE