English

Ish-kreu i FRESH mbështet Malajn, Ilir Zela: PS të mos ketë frikë nga debati

Kuçovë, 27 Gusht 2011, NOA - Kryetari i parë i Forumit Rinor Euro Socialistë, (FRESH), Ilir Zela ka kërkuar nga drejtuesit e Partisë Socialiste që të mos i shmangen debateve për reformimin e partisë më të madhe në opozitë. Zela ka qenë sot i pranishëm në takimin e zhvilluar nga deputeti Arben Malaj në qytetin e Kuçovës, në kuadër të turit "Modernizimi i partive politike përballë sfidave të vendit", raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

I tërhequr për disa kohë nga jeta aktive në forumet e selisë rozë, Zela ka theksuar se ardhja në pushtet e PS-së duhet të shoqërohet dhe me hapjen e partisë dhe me organizmin më modern në saj.

Ai ka theksuar se çështja e ardhjes së PS-së në pushtet nuk duhet të mbetet vetëm çështje e një personi të vetëm. “Ardhja e Partinë Socialiste në pushtet nuk duhet të jetë problem vetëm i një personi, por i të gjithëve. Jam i lumtur që FRESSH në Kuçovë funksion”, tha Zela.

Ai ka folur dhe për debatet e brendshme në Partinë Socialiste dhe ka theksuar se debatet nuk e dëmtojnë një forcë politike, përkundrazi nxisin alternativa dhe mendime me moderne. Zela tha se “zëri i Malajt do të dëgjohet në PS dhe do të kuptohet nga kolegët socialistë”.

e.t/NOA

KOMENTE