Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 27 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 27 gusht 2011

Tiranë, 28 gusht, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 27 gusht 2011.

Gazeta “Shekulli ka si titull kryesor; “Hiqen brenda ditës, 51 nga 80 inspektorë”, i cili flet për shkarkimet në administratën e bashkisë. Disa tituj të tjerë janë; “Fiton gjyqin me komunën e Kashari, shteti do t’i paguajë 285 milionë sheikut”, “Mësuesja e virgjër tropojane e librit të Kadaresë”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Flet kreu i entit, të pastrehët, gati dy mijë kredi të zbutura”, i cili flet për procesin e dhënies së kredive për të pastrehët. Disa tituj të tjerë janë; “Dudushi zë vendin e Krastës tek e Ediell, ikën Aida Shtino, Çani rikthehet në Klan”, “Braçe: PS në Kuvend me gjuhën e forcës”, “Pushohen nga puna, 521 inspektorë të taksave”.

Gazeta Shqiptare hapet me titullin kryesor; “Ligji për shpronësimet, fitojnë edhe ata që janë ën proces legalizimi”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Ervini bën këngë më Rovena Stefën, për inat të Ermelës, ish-të dashurës”, “Aleatët duan Kod të Ri, ja propozimet e të vegjëlve”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Ndryshojnë rregullat për ndërtimet”,i cili flet për procedurat e reja. Disa tituj të tjerë janë; “Fshesa” e Bashës largon 51 inspektorë”, “Varrosën vajzën pa kokë, mbyllen brenda”, “Taksa e makinave, pas heqjes së doganës, qeveria del e fituar”, “Pronarja e ACR nuk zgjidh dot ngërçin”.

Gazeta “Koha Jon” ka si argument kryesor: Abuzuan me takat, Basha largon 51 inspektorë”, i cili flet për vendimin e djeshëm të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër artikull është dhe ai me titull, “Tregjet, helmet dhe ushqimet shiten tok”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE