English

Grabitet me dhunë një kazino tek “Zogu i Zi”

Tiranë, 28 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë kryer një grabitje mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23.45, pak minuta para se të hynte e Diela, tek një kazino e cila gjendet tek sheshi “Rilindja” në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.

Kanë qenë dy persona që dyshohet të jenë djem në moshë të re, ata të cilët kanë arritur të marrin xhiron e inkasuar në kazino.

Menjëherë pas grabitjes, autorët janë zhdukur në drejtim të paditur.

Në vein e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore. Ata thonë se po bëjnë përpjekje për të lokalizuar autorët.

Në zonën përreth ka nisur një valë kontrollesh të personave që njihen si elementë kontigjentë dhe që policia e Tiranës i shoqëron apo ushtron kontrolle ndaj tyre sa herë që ndodhin ngjarje të tilla.

Policia refuzoi të japë shifrën e shumës së grabitur.

r.b/NOA

KOMENTE