English

Uragani Irene, 9 të vdekur, miliona pa energji elektrike

SHBA, 28 gusht, NOA - Uragani Irene vazhdon të godasë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara me shi të dendur dhe erëra të forta, duke lëtë deri tani të paktën katër njerëz të vdekur, ndërkohë që trafiku tokësor dhe ajror është paralizuar.

Uragani goditi dje brigjet e Karolinës së Veriut, duke përmbytur rrugët dhe rrëzuar pemët nga erërat e tij të fuqishme me shpejtësi 140 kilometra në orë. Pothuajse një milionë shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike. Zyrtarët amerikanë thonë se 5 vetë humbën jetën në Karolinën e Veriut dhe treVirxhinia dhe njëMaryland. Intensiteti i stuhisë ka rënë dhe klasifikohet tani në kategorinë e parë. Parashikuesit e motit thonë se ajo do të vazhdojë lëvizjen drejt veriut me shpejtësi 24 kilometra në orë. Megjithë dobësimin e saj, Irene pritet të kalojë në disa nga zonat me popullatë të dendur të vendit, përfshirë Nju Jorkun, Uashingtonin, Filadelfian dhe Bostonin.

Më herët dje, Pesidenti Barak Obama vizitoi qendrën e komandës, ku zyrtarë të lartë të emergjencave janë duke bashkërenduar masat për të përballuar gjendjen. Ai paralajmëroi se gjendja mund të jetë kritike në 72 orët e ardhëshme.

Parashikuesit e motit thonë se fuqia e erërave të uraganit Ajrinë po ndjehet deri në 150 kilometra nga epiqendra e stuhisë. Ata thonë gjithashtu se ka rrezik për tornado në periferi të zonës së stuhisë.

Marina e Shteteve të Bashkuara i dha urdhër Flotës të Dytë, të stacionuar në Virxhinia, të dalë në det të hapur për të shmangur dëmet e mundshme.

Nju Jork, kryetari i Bashkisë, Majkëll Blumberg ka dhënë urdhër për evakuimin e parë të detyruar të qytetit. Rreth 250 mijë banorë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në zonat e ulta, përfshirë distriktin financiar, Uoll Stritin. Po ashtu për herë të parë, i gjithë sistemi pubik i transportit të qytetit, përfshirë metronë dhe linjat e abutobuzëve u mbyll. Linjat ajrore anulluan mijëra fluturime.

NOA/VOA

KOMENTE